Nxitja e urrejtjes është joetike!

[Recension: Kryeprokurori Zvërlevski thotë se do të luftoj kundër shqiptarëve se ata janë “terrorist”]

Përpara shkrimit të një artikulli gazetaresk, autori duhet të ketë parasysh të gjithë standardet etike të profesionit. Autori duhet të dijë se i drejtohet një publiku apo mase që ka emocione, kulturë të caktuar, histori të caktuar dhe bindje të caktuara, të cilat janë të ndryshme te grupe të ndryshme. Gjendja aktuale në vend tregon se në Maqedoninë multietnike, gjërat janë akoma më të komplikuara, andaj gazetarët duhet të kenë ndërgjegje profesionale edhe më të ndjeshme se zakonisht.

Zhurnal Kryeprokurori Zvrlevski thote se do te luftoje kunder shqiptareve se ata jane terrorist 1Linku deri te artikulli origjinal: Kryeprokurori Zvërlevski thotë se do të luftoj kundër shqiptarëve se ata janë “terrorist”

Data dhe koha e publikimit: 22.03.2016

Data e recensionit: 28.03.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Kjo ndërgjegje duhet të ndikojë për një raportim sa më objektiv, madje duke u përpjekur për të “shuar” konfliktet e mundshme me , sepse, tek e fundit, edhe edukimi është funksion i medias.

Gazetari do tu përmbahet standardeve shoqërore dhe korektësisë dhe do të respektojë dallimet etnike, kulturore dhe fetare në Maqedoni. – thuhet në Kodin e gazetarëve të Maqedonisë.

Titulli është tendencioz dhe nxitës, duke u bazuar në diçka të pambështetur në tekst.

Pjesa që ka interpretuar autori, duke iu referuar fjalimit të prokurorit publik Marko Zvërlevski, len mjaftë dyshime për vërtetësinë e saj, sepse e njëjta nuk është cituar askund. Publiku që ka lexuar për ngjarjen edhe në mediat tjera, nuk ka parë asnjë deklaratë të këtillë, prandaj fakti që thënia nuk citohet e plotë, ashtu siç është thënë, hedh një hije dyshimi për tekstin dhe hap probleme serioze etike.

“Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevski  me deklaratën e fundit po tronditë opinion vendas pasi në mënyr indirekte fajsëson shqiptarët e Maqedonisë duke i quajtur ata si “terrorist” dhe se seriozisht do të meret me ata. Zvërlevski tenton të nxinë shqiptarët se janë edhe radikalist islamik. Kjo deklaratë e tij dëshiron që para kohë të përgadit terrenin dh etë etiketon shqiptarët si faktor destabiliteti i Maqedonisë.”

Ajo që më vonë citohet në tekst si thënie origjinale e Zvërlevskit, nuk ka asnjë lidhje me pretendimin fillestar.
““Republika e Maqedonisë ka një qasje serioze në menaxhimin me këtë lloj kriminaliteti dhe përveç ekzistimit të kornizës ligjore, po ndërton edhe një kornizë institucionale e cila në mënyrë të rëndësishme do të kontribuoje në përballjen me këtë sfidë”, shtoi Zvrlevski.”

Në këtë rast, ky lloj i raportimit, nuk do të thotë se autori është vënë në mbrojtje të interesave të publikut të tij, ashtu siç ndoshta mendon ai. Përkundrazi, përmbajtja e ka nxitur publikun, madje me diçka që nuk është dëshmuar në tekst. Në Kodin e gazetarëve të Maqedonisë thuhet:

Gazetari duhet të jetë i vetëdishëm për temat e ndjeshme etnike, kulturore, fetare dhe seksuale dhe t’i trajtojë në pajtim me ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button