Për herë të parë në histori, në botë më shumë obezë se sa të “dobët”

Për herë të parë në histori, numri i njerëzve obezë e ka tejkaluar numrin e njerëzve të kequshqyer në planet, tregojnë studimet e fundit mjekësore të universitetit kërkimor College Imperial në Londër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hulumtimi thekson se mbipesha (obeziteti) është një problem global, dhe është realizuar duke u bazuar në më shumë se 19 milionë burra dhe gra nga më shumë se 180 vende, ku është krahasuar indeksi i masës së tyre trupore në periudhën nga 1975 deri 2014.

Sipas rezultateve, 10.8 përqind të meshkujve dhe 14.9 përqind të femrave janë në mbipeshë në nivel global. Nga ana tjetër, 8.8 përqind e meshkujve dhe 9.7 përqind e grave janë të kequshqyer.

Mesatarja e BMI-së (indeksi i masës trupore) për burrat dhe gratë gjithashtu është rritur nga 21.7 në 22.1 tek meshkujt dhe 24.2 në 24.4 tek gratë.

Sipas anketës, në vitin 2014 bota numëronte 266 milionë meshkuj obezë dhe 375 milion femra të tilla.

Shumica e personave që janë obezë në botë, sipas hulumtimit, jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button