Vetëvendosje: Kompania e djemve të Isa Mustafës po bashkëpunon me kompani serbe

Lëvizja Vetëvendosje ka sjellë edhe njëherë në vëmendje skandalin e publikuar kohë më parë lidhur me kompaninë për pjesë të makinave që e drejtojnë djemtë e kryeministrit Isa Mustafa.

Në një konferencë për media të thirrur sot, Glauk Konjufca nga kjo Lëvizje ka prezantuar disa dokumente të siguruara për atë siç ata e quajnë “skandali i radhës i djemve të Isa Mustafës”.

Konjufca ka thënë se kompania e djemve të kryeministrit Mustafa po bashkëpunon për tregtimin e pjesëve të veturave me kompaninë “Delta Motors” të Miroslav Mishkoviq në Serbi, njofton Klan Kosova.

Konjufca është shprehur se “vizioni i Isa Mustafës dhe djemve të tij është që taksat e qytetarëve të Kosovës të shkojnë në shtetin e Serbisë”, ndërsa sipas tyre ata e kanë shndërruar Kosovën në një koloni tregtare me Serbinë.

Ai ka thënë gjithashtu se kjo Qeveri duhet të bjerë pasi arsyeja e tyre është qe të vazhdojnë t’i trashin marrëdhëniet sa më shumë me Serbinë ndërsa njëra nga interesat e tyre është edhe formimi i Zajednicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button