Këpucët e reja me takе, trendet e preferuara për pranverën (FOTO)

Koleksioni më i veçantë dhe më i shumëpritur i këpucëve me takë po vjen dhe nga skicimet që kemi parë deri tani janë me të vërtetë ndryshe nga modelet e tjera. L.K. Bennett ka realizuar një bashkëpunim me brandin e njohur të këpucëve me takë, Bionda Castana, për të krijuar një model të një niveli tjetër.

Bashkëpunimi, i cili u drejtua nga ish-drejtori i Jimmy Choo, është një ndër më të priturit sepse të dy brand-et plotësojnë njëri- tjetrin. Bionda Castana sjell luksin në modelin klasik britanik të L.K.Bennett.

Me modele të cilat variojnë që nga sandalet e sheshta, këpucët me gjatësi mesatare deri te ato me takë të lartë, ka një palë të tilla për çdo veshje të përshtatshme për pranverën.

Një nga këto modele është ai i inspiruar nga këpucët me takë të Mary Jane, të cilat janë perfekte kur kombinohen me xhinse apo me një fustan të thjeshtë pranveror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button