‘Buxheti-2014’, sot nis debati në Kuvend

Kuvendi i Maqedonisë, sot do të fillojë diskutimin pesë ditor lidhur me propozim buxhetin për vitin 2014. Kështu, arka e shtetit për vitin e ardhshëm do të arrijë 176.5 miliardë denarë.

Të ardhurat janë parashikuar në 158 miliardë e 243 milionë denarë, kurse deficiti buxhetor 3.5 për qind dhe do të financohet nga burime vendore dhe të huaja.

Rritja e Prodhimit Bruto Vendor është parashikuar në 3.2 për qind, kurse inflacioni prej 3.3 për qind.

Niveli i deficitit buxhetor, sipas parashikimeve, do të jetë 3.5 për qind. Propozim-buxheti për vitin 2014 iu dorëzua Qeverisë së bashku me raportin e Komisionit të Financave dhe Buxhetit  për amendamentet e pranuara, të shqyrtuara dhe të paraqitura.

Në periudhën dhjetë ditore, që u tregua si e pamjaftueshme, Komisioni Parlamentar i Financave dhe Buxhetit pranoi pesë nga 684 amendamente të paraqitura. Brenda dhjetë ditëve për diskutimin rreth amendamenteve, Komisioni arriti të shqyrtojë vetëm 291 amendamente. 

Lajme të ngjashme

Back to top button