Erdogan: Duhet t’i shpëtojmë nga mjerimi popullin sirianë!

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan godet komunitetin ndërkombëtar për shpërfilljen e refugjatëve sirianë që vuajnë nga kushtet e vështira të dimrit.

Erdogan kritikoi komunitetin ndërkombëtar nga injoranca e refugjatëve sirianë që vuajnë nga kushtet e vështira të dimrit në Siri dhe vendet fqinje.

Duke iu drejtuar turmës që ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Aeroportit ”Gazi Pasa” në krahinën bregdetare jugore në Antalia të Turqisë, Erdogan preku referencat e kushteve të refugjatëve sirianë të cilët nuk kishin mundësi të përballojnë kushtet e vështira të jetesës për shkak të luftës civile në Siri, transmeton 77news.

Ai vuri në dukje se nëse nuk arritëm dot ta shpëtonim këtë popull nga lufta, të paktën ta shpëtojmë nga skamja dhe mjerimi sepse ata po vdesin nga të ftohtit dhe uria dhe ne nuk mund të rrijmë pa bërë gjë. Turqia do të vazhdojë të mbështesë dhe të përkrah në çdo moment  popullin sirianë, por të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe vendet tjera, ka komentuar kryeministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button