Përkujtohen të rënët në demostratat e vitit 1981

Tash e 35 vite kujtohen demostratat e dy prillit të vitit 1981. Shkendijat e para që i ndezën studentët e Universitet të Prishtinës,më 11 dhe 26 mars, u përhapën në të gjithë Kosovën më 1 dhe 2 prill.

Rezistenca e tyre i parapriu të gjitha çështjeve të pazgjidhura etnike. Demostrata e viteve 1981, konsideroheshin si demonstrata më të mëdha tëGadishullit Ballkanit dhe të Evropës Lindore pas Luftës së dytë botërore. 2 prilli u shpall si një gjendje e jashtëzakonshëm, ku ranë edhe dy prej demonstruesve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva.

Përfaqësues të Komunës së Prishtinës së bashku më Shoqatën e të Burgosurve Politik dhe me Shoqatën e Familjarëve të Heronjëve e tëDëshmorëve, sot vizituan pikat ku këta demonstrues dhanë jetën për pakënaqësitë dhe diskriminimin e shqiptarëve në kohën e sundimit serb.

Familjari i Naser Hajrizit, Jahir Hajrizi kujton atë si një trim i cili e dha jetën e tij për pakënaqësitë dhe diskriminimin që iu është bërë shqiptarëve gjatë asaj periudhe.

“Sot e 35 vite, ky shesh këtu nuk ishte i zbrazët siç duket tani por ishte plot e përplot, ku nuk mund të hedhje as gjilpërën që të mos bijë mbi koka të njerëzve. Ishte plot e përplot demonstrues të cilët shprehnin pakënaqësinë, revoltën e tyre për vuajtjet dhe diskriminimin që i bëri shqiptarëve të Kosovës nga regjimi aktual i kohës nga ish-Jugosllavia. Në këtë vend në ballë të demonstratave, më dy prill të vitit 1981, bie Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, të cilët goditën nga plumbat e ushtrisë jugosllave, të cilët ishin të pozicionuar në këtë ndërtesë që sot aktualisht është ndërtesë e Qeveris së Republikës së Kosovës”, tha Hajrizi.

Ai shtoi se pikërisht për atë që përmendi Qeverinëe Kosovës ata ranë për të drejtat legjitime të popullit të vetë që i mohoheshin në të gjitha aspektet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button