Inspektimi i Interpol, sekuestrohen 10 mijë ton ushqime të paligjshme

Më shumë se 10 mijë ton ushqime dhe pije të paligjshme, përfshirë mish majmuni, janë seksuestruar si pjesë e operacionit më të madh global që shënjestroi produktet ushqimore.

Operacioni 3-mujor përfshiu forca policore në 57 vende, siç bëri me dije agjencia policore europiane Europol. Nga bastisjet u zbuluan sheqer sudanez të përzier me pleh kimik dhe 85 ton vaj ulliri italian të përzier me sulfat bakri për të përmirësuar ngjyrën.

U gjetën gjithashtu 10 mijë litra pije alkoolike të falsifikuara, mjalt dhe pula të trajtuara me kimikate të ndaluara. Në Greqi, u zbuluan tre fabrika qe prodhonin alkool, nën etiketa të falsifikuara, pajisje për prodhimin e etiketave dhe rreth 7 mijë e 400 shishe me pije alkoolike.

Inspektimet janë kryer mes periudhës nëntor 2015 dhe shkurt 2016 nga policia, zyrtarët e doganave dhe organet regullatore, në dyqane, tregje, porte dhe zona industriale.

Këto janë sasitë më të mëdha të mallrave të paligjshme të kapura që kur ka filluar inspektimi i koordinuar nga Europol dhe Interpol, pesë vjet më parë. Agjencia ndërkombëtare e policisë tha se mallrat ushqimore të falsifikuara janë një industri disa miliarda dollarëshe që mund të përbëjnë rreziqe serioze shëndetësore për konsumatorët.

Një numër arrestimesh janë bërë në mbarë botën përmes këtij operacioni dhe Interpoli tha se hetimet po vazhdojnë në përpjekje për të identifikuar dhe ndërprerë rrjetet e krimit të organizuar që fshihen pas trafikimit të këtyre ushqimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button