OSBE/ODIHR me mbi 300 vëzhgues për zgjedhjet qershorit

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) edhe zyrtarisht ka hapur misionin e saj për vëzhgimin e zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë, raporton Portalb.

Misioni kryesohet nga ambasadori Jan Petersen dhe përbëhet nga një skuadër kryesore prej 12 ekspertësh të vendosur në Shkup, si 24 vëzhgues afatgjatë të cilët do të shpërndahen në skuadra prej dy vetash në të gjithë vendin që nga 13 prilli. Përveç kësaj, ODIHR do të kërkojë që shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 300 vëzhgues afatshkurtër. Vëzhguesit afatshkurtër do të arrijnë disa ditë para ditës së zgjedhjeve.

“Misioni do të vlerësoj këto zgjedhje për përputhshmërinë e tyre me angazhimet e OSBE-së dhe detyrime e standarde tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe në përputhje me legjislacion vendas. Vëzhguesit do të monitorojnë nga afër regjistrimin e kandidatëve dhe të zgjedhësve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe organizmave përkatës shtetërorë, kuadrin ligjor zgjedhor dhe zbatimin e tij dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore. Si pjesë e vëzhgimit, misioni do të monitorojë edhe mbulimin e medias për fushatën”, deklaroi ambasadori Petersen.

Misioni do të publikojë dy raporte të përkohshme gjatë rrjedhës së punës së tij. Ndërkaq, raporti përfundimtar mbi vëzhgimin do të dal përafërsisht 8 javë pas zgjedhjeve.

“Roli jonë është vëzhgimi, ne nuk do t’i komentojmë rezultatet. Faktet tona do të flasin”, theksoi ambasadori Petersen.

Gjatë kohës së vëzhgimit, misioni do të takohet me përfaqësues të autoriteteve shtetërore, me partitë politike dhe me kandidatë, media, përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button