Qeveria mburret me deficitin buxhetor të 2015-s

Raporti i Qeverisë përmban të dhënën se 2015-a është mbyllur me deficit buxhetor dukshëm nën rregullën fiskale prej 2 për qind të bruto prodhimit vendor, shkruan sot Koha Ditore.

Deficiti buxhetor ka qenë 1.3 për qind e GDP-së, ndërkaq bilanci bankar i Qeverisë ka qenë dukshëm më i lartë se në vitin paraprak. E dhëna është prezantuar në Raportin vjetor financiar për vitin 2015, të cilin e ka aprovuar Qeveria të mërkurën.

Kryeministri, Isa Mustafa, ka vlerësuar lart raportin, për të cilin ka thënë se flet për stabilitet buxhetor dhe për performancë të shkëlqyeshme të buxhetit edhe në pjesën e të hyrave, edhe në pjesën e shpenzimeve, por edhe për kursime.
Sipas raportit, pranimet buxhetore për këtë vit, duke mos përfshirë grandet e përcaktuara të donatorëve, si dhe fondet në mirëbesim, kanë qenë 1.690.349.000 euro, e që është 97-përqindëshi i pranimeve të përgjithshme vjetore të planifikuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button