Kuvend, mbahen katër seanca të komisioneve kuvendore

­ Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe Komisioni Ligjdhënës juridik. Në rend dite të Komisionit për çështje politike është shqyrtimi i Programit kombëtar për miratimin e të drejtës të Bashkimit Evropian (NPAA) revizion 2016.

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive duhet të debatojnë për Raportin për aktivitetet e Prokurorisë publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve në periudhë prej gjashtë muajve (për periudhën prej 15.09.2015 deri më 15.03.2016).

Pika e vetme në rend dite të Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave është propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyje, në lexim të parë, propozuar nga deputetët e opozitës. Komisioni ligjdhënës juridik do t’i shqyrtojë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyje, dhe për plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, të dy në lexim të parë dhe të parashtruar nga deputetët opozitarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button