Opozita e Bashkuar: Raporti për Demarkacionin në funksion të Jahjagës, do kundërshtohet pa kompromis

Në lidhje me vendimin e fundit të Komisionit Ndërkombëtar për Demarkacion, ku u tha se nuk është gjetur asnjë shkelje dhe se çdo gjë është në përputhje me ligjet e Kosovës, tashmë ka reaguar edhe Opozita e Bashkuar.

Sipas Bllokut Opozitar të përbërë nga VV, AAK dhe NISMA për Kosovën, të gjeturat e këtij ekipi ndëkombëtar për vlerësimin e punës së Komisionit Shtetëror të Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e zi, janë vlerësime që janë bërë për nevojat e Presidentes, dhe si të tilla nuk mund të kënë reflektim në domosdoshmërinë e korrigjimit të kufirit me Malin e zi, thuhet në komunikatën e dërguar për media, njofton Klan Kosova.

’Kufiri i Kosovës me Malin e zi është në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit, dhe pavarësisht vlerësimit të tre ekspertëve ndërkombëtar, demarkacioni i kufirit me Malin e zi, nuk është i pranueshëm për opozitën dhe qytetarët dhe do të kundërshohet pa kompromis’’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button