Boeing do të shkurtojë mbi 4.500 vende pune

Prodhuesi më i madh botëror i avionëve Boeing planifikon të shkurtojë më shumë 4.500 vende pune nga mesi i këtij viti, për të ulur shpenzimet, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i kompanisë tha se rreth 1.600 pozita do të zgjidhen me të ashtuquajtura largime vullnetare.

Po ashtu planifikohet që pa punë të mbesin më shumë se 100 drejtorë dhe menaxherë.

Shumica e largimeve ka të bëjë me pjesën e kompanisë që merret me prodhimin e avionëve komercial, sepse blerësit kanë ulur porositë e tyre.

Këto shkurtime janë pothuajse 3 përqind e fuqisë së punës në Boeing, e cila numëronte 161 mijë persona në fund të vitit të kaluar.

Kompania amerikane përballet edhe me humbjen e pjesës së tregut nga rivali Airbus Group SE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button