OEMVP në takim me përfaqësuesit e BDI-së

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për në Qershor të vitit 2016, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) filloi me procesin e konsultimeve me partitë politike rreth platformave të tyre ekonomike. Konsultimi fokusohet në çështjet e zhvillimit ekonomik dhe financa që në parim janë sektorë të cilat e mundësojnë zhvillimin adekuat të biznesit në Maqedoni.

Sot, në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore u realizua takimi me përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Sfidat me të cilat ballafaqohet sektori i ekonomisë, posaçërisht bizneset tona janë të shumta. Në këto sfida asnjë prej segmenteve të ndryshme të shoqërisë individualisht nuk mund të përgjigjet në mënyrën adekuate, prandaj OEMVP, si aktorë relevant në fushën e zhvillimit ekonomik dhe në përmirësimin e klimës së biznesit mundohet që në mënyrë të mirëfilltë të artikulojë brengat dhe t’ju qaset problemeve me zgjidhje afatgjate.

“Parimet kyçe që sipas nesh duhet t’i ketë çdo parti politike në programin ekonomik janë transparenca dhe llogaridhënia, zvogëlimi i pabarazisë së zhvillimit rajonal, braktisja e mitit për fuqi të lirë punëtore, masa të reja për rritjen e punësisë dhe vendosjen e platformës ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm ekonomike dhe rritje të BPV-së mbi 4%”, deklaroi nënkryetari i OEMVP-së, z. Mendi Qyra.

Të pranishëm ishin mbi 30 kompani anëtare të OEMVP-së, z. Fatmir Besimi – Koordinator i Departamentit për program zgjedhor, përfaqësues nga sektori për Ekonomi dhe financa, Teknologji informatike dhe telekomunikim, Investime të huaja, Turizëm, Energjetikë dhe nga sektorin për Transport.

Ajo që ne si Odë Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore kemi vërejtur gjatë 10 viteve të fundit është se në programet ekonomike të koalicionit qeveritar vazhdimisht janë theksuar thuajse masa të njëjta, përderisa efektet ngelin të dobëta. Për këto arsye, theksojmë rëndësinë që partitë politike të marrin masa mbi problemet kyçe me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button