Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, opozita sërish në bojkot

Sot mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të shqyrtojnë 8 pika të rendit të ditës, duke përfshirë këtu edhe shqyrtimin e rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

As në këtë seancë, opozita nuk do të marrë pjesë. Ajo në shenjë proteste, vazhdon të bojkotojë seancat e Kuvendit të Kosovës.
Opozita vazhdon të kërkojë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi sipas tyre, Qeveria nuk ka legjitimitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button