Sherr me thika në Shkodër, 2 persona të plagosur

Dy persona janë plagosur në Shkodër si pasojë e një sherri me thika. Mësohet se tre autorët janë vënë në pranga menjëherë.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “3 Heronjtë”. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e detajeve dhe rrethanave të plagosjes.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Me datë 29.03.2016, ora 17:30, në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër janë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasit me iniciale A. T., 24 vjeç dhe A. F., 18 vjeç, të dy banues në Shkodër. Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër ku po marrin mjekimin jashtë rrezikut për jetën”.

Nga hetimet paraprake, policia ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë autorët e dyshuar të plagosjes. Në pranga kanë përfunduar shtetasit M. Sh., 30 vjeç, M. B., 28 vjeç dhe A. B., 23 vjeç, banues në Shkodër. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, transmeton shekulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button