Porto Riko, regjistrohen mbi 100 raste të reja të virusit Zika

Në Porto Riko janë regjistruar më shumë se 100 raste të reja me virusin Zika, ndërsa është regjistruar edhe rritje e numrit të të sëmurëve nga sindromi Guillain-Barreovog, që lidhet me virusin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sindromi Guillain-Barre është sëmundje autoimune e sistemit nervor periferik, shkaktuar zakonisht nga një proces inflamator akut. Autoritetet në Porto Riko njoftuan se në mbarë vendin janë regjistruar 350 raste të infektimit, prej tyre 40 persona janë shtatzëna.

Në këtë vend, tek tre persona të infektuar me virusin Zika është vërejtur dëmtim i sistemit nervor për shkak të cilës tek disa individë është zhvilluar sindromi Guillain-Barre.

Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) ka kërkuar që për luftën kundër virusit Zika në Porto Riko të ndajë së paku 225 milionë dollarë.

Sipas hulumtimeve të zbatuara në fillim të muajit mars është konstatuar se virusi Zika mund të shkaktojë sindromën Guillain-Barre i cili është i dëmshëm për sistemin nervor periferik.

Ministria e Shëndetësisë të Porto Rikos para përafërsisht tre javëve, njoftoi se 201 persona në këtë vend janë infektuar me virusin, prej tyre 21 janë gra shtatzëna.

Virusi Zika përveç përmes mushkonjave mund të bartet edhe nëpërmjet gjakut dhe marrëdhënieve seksuale. Virusi për herë të parë është regjistruar tek majmunët në Ugandë në vitin 1947, ndërsa në maj të vitit 2015 është paraqitur në Brazil.

Simptomat e virusit janë temperaturë e lartë trupore, skuqje e syve, të vjella, kruajtje, kokëdhembje, dhimbje në muskuj dhe nyje.

Momentalisht nuk është zbuluar ilaçi si dhe terapia për kurimin e sëmundjes. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2016 në 44 vende është regjistruar virusi, ndërsa në 33 vende është paraqitur në epidemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button