Pse jam kundër projektit te liqeni?

Edhe një herë pse jam kundër projektit që sakaton të vetmen hapsirë të gjelbërt që i ka mbetur këtij kryeqyteti.

1. Paligjshmëria- ka munguar leja mjedisore e cila paraprakisht duhej të ishte ndjekur nga një studim i impaktit mbi mjedisin që ka ky projekt i cili vetëm projekt që nuk është më! Kjo sepse qindra tone beton janë derdhur tanimë! Ndërkohë ju bëj me dije se deri tani janë publikuar shkresa zyrtare ku Ministria e Mjedisit (M.M) është po aq fajtore sa vetë bashkia! Kjo sepse nga njëra anë ka pajisur kompaninë që po bën ndërtimin tek parku me një dokument ku thuhet nuk ka nevojë për leje mjedisore një kënd fëmijësh, dhe së fundmi I’u pergjigj kërkesës sonë për transparencë së realisht bashkia eTiranës nuk ka bërë asnjë aplikim për leje mjedisore! Por me revoltuese është se ky institucion vetë qëndron në heshtje! M.M duhej te ishte e para që do reagonte për këtë parregullsi! Por si mund te jetë ndryshe kur dihet se L.S.I, e cila ka këtë institucion vetë, funksionon si gjarpër me shtantazhet e pazareve partiake!

2.Mungesa e konsultave/ dëgjesave përpara se të merrej vendimi! Nuk quhen dëgjesa thirrjet për justifikim pas pilafi që ka bërë Erion Veliaj! Dëgjesat publike bëhen pjesë e proçesit të politikbërjes!

3. Më shqetëson pa masë abuzimi me fondet publike! Ky fond prej 700 milionësh vjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili kreditohet nga Banka Botërore, FMN etj, pra është pjesë e borxhit publik i cili ka tejkaluar 73% tanimë! Në vend që të ishte projekt zhvillimor është projekt makijazhi për fëmije! Kësisoj, për këtë borxh paguajnë dhe ata fëmijet në Bulqizë të cilët mbase janë duke mbledh krom, dhe ata në Ballsh bashkia e së cilës nuk ka fonde për të rinovuar të vetmen shkollë 9-vjeçare sepse pushteti qëndror ka diskriminuar bashkitë e djathta!

4. Ana mjedisore, ky park po tjetërsohet në status, ky projekt është njeri pre 8 të tjerëve të cilët kapoministri ynë arrogant ka thënë se do i bëjë që çke me të! Përpos kësaj natyra nuk është si ne njerezit që nuk pyesim për njëri-tjetrin e nuk duam t’ia dimë për kohezion social! Pemët, toka, uji komunikojnë mes tyre duke krijuar ekosistemin harmonik. Betoni i hedhur ka prerë rrënjët e shumë pemëve, të cilat më shumë gjasa do të kenë pak muaj jetë tanimë, sigurisht që dhe rrënjet e pemëve nga ana tjetër shërbejne për të mbajtur e nderlidhur tokën sikurse shërbejnë për të thithur ujin e derdhur nga shiu. Shkurt kjo ndërhyrje e prish ekosistemin e atij parku!

5. Arroganca instituciuonale e deklaruar tanimë me zë e figurë dhe vrasja e konkurencës së lire! Lali Eri tha që zgjodhëm këtë projekt ‘sepse ai na pëlqeu’ Menjanimi i qëllimshem i këtij procesi bie era, mega-korrupsion.

6. Edhe sikur të besonim në qëllimin e mirë të bashkisë Tiranë,në momentin ku vendimet arrogante e thellojnë më tej mosbesimin e qytetarit ndaj institucioneve ndërkohe që kemi nivelin më të lartë të mosbesimit në kontinent un do isha sërish kundër!

Kështu si po vepron kjo qeveri lajmerimet e vetme për punë në muajt që vijojne do të jenë ato për tu’ bërë polic i shtetit! Vajmedet për qeverinë që nuk po gjen më alibi për katrahurën e dalë sheshit! RIzhytjeBetoni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button