Ja cilat institucione nuk e ndihmuan Memetin për ta zbardhur torturën ndaj “grupit të Kumanovës”

Edhe pse Avokati i Popullit dokumentoi torturën policore ndaj të akuzuarve për rastin e Kumanovës, asnjë organ tjetër nuk ka proceduar rastin për ta zbardhur të vërtetën deri në fund, raporton Portalb.

Këtë e dëshmoi edhe vet Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.

“Fatkeqësisht më 2015 është rritur tortura policore në Republikën e Maqedonisë. Për torturën policore jo në vendngjarje, por në podrumet e gjykatës kam ngre tre procedura me fakte relevante; edhe materiale edhe verbale nuk kishte reagim nga Prokuroria Publike deri kur dola unë me deklaratë në television dhe drejtova kritika për mosbashkëpunim. Dhe pastaj, më anë të një letre më njoftuan se tre ditë pas ngjarjes nuk i kanë incizimet, ndërkaq ata janë të obliguar që 30 ditë t’i ruajnë. Ndërkaq nga MPB më kanë njoftuar se i kanë gjetur policët që i kanë shoqëruar, mirëpo ata kanë vepruar sipas ligjit dhe Kushtetutës. Këto i konsideroni përgjigje, nuk mundet!?”, theksoi Memeti.

Avokati i Popullit sot ka publikuar Raportin e tij vjetor për gjendjen me liritë dhe të drejtat e njeriut, të cilin e ka dërguar edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në Raport janë konstatuar një numër i madh i cenimeve individuale dhe grupore, si dukuri të shkeljeve masive të të drejtave dhe lirive të njeriut./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button