Greqi, i zhdukur prej 16 marsit, shqiptari gjendet i gjallë në një depo të braktisur

Është gjetur i gjallë në Greqi një shqiptar i cili rezultonte i humbur prej 11 ditësh.

38-vjeçari Edmond Neranxi i cili u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij, humbi çdo kontakt me ta, në Gastorui të Korfuzit ku edhe jetojnë.

Ai u gjet pas 11 ditësh, në një depo të braktisur në Shën Mateu, ku sipas mediave greke raportohet se ka problem të rënda shëndetësore.

Mbetet ende e paqartë arsyeja e largimit të tij nga banesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button