Euro 2016: Shqipëria me tifozët më të mirë

Euro 2016 do të jetë europiani i parë, që do të luhet me 24 skuadra. Më shumë futboll, më shumë kënaqësi, më shumë kulturë. Një pjesë të veçantë do të ketë dhe Shqipëria me kualifikimin e parë në një turne madhor, sidomos me “arsenalin” e tifozëve.

Në fakt, gjatë eleminatoreve të viteve të fundit, Shqipëria me tifozët e saj ka rënë gjithmonë në sy, shpesh herë duke pasur më shumë në numër se vetë ekipet vëndase. Një faktor, që detyroi Danimarkën të anullonte biletat “neutrale” për shqiptarët në sfidën e shtatorit. Do jetë e njëjta gjë në Francë? Nuk është e pamundur, përkundrazi.

Këto fakte kanë rënë në sy të gjermanes “11 Freunde”, e cila e ka cilësuar tifozerinë kuq e zi si një nga tre më të veçantat e këtij europiani, së bashku me atë të Islandës dhe Austrisë. “Në pikëpyetje ngel fakti, nëse të gjithë shqiptarët do udhëtojnë dot në Francë”, – shkruan ajo. “Pas fitores 3-0 me Armeninë, që i siguroi kombëtares kualifikimin e parë historik, mijëra shqiptarë, për shëmbull, festuan duke bërë paradë makinash në rrugët e Zyrihut. Në orën 20:00, në radiot e policisë u dëgjua : “Është parë në Oerlikon (zonë e qytetit) një makinë me flamur shqiptar dhe kallashnikov në dritare.” Arma u gjet më vonë, por pa municion.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button