Armët kimike janë përdorur në mënyrë të përsëritur në Siri

Armët kimike ka të ngjarë të jenë përdorur nga pesë në shtatë sulme të hetuara nga ekspertët e OKB-së në Siri, ku lufta që ka filluar qe dy vite e gjysmë ka lënë të vrarë më shumë se 100,000 njerëz, thuhet në raportin përfundimtar të OKB-së të publikuar të enjten.

Hetuesit thanë se agjenti vdekjeprurës nervor Sarin  ka gjasë të jetë përdorur në katër incidente, një rast në shkallë të madhe, transmeton Mesazhi.

“Misioni i Kombeve të Bashkuara arrin në përfundim se armët kimike janë përdorur në mënyrë të vazhdueshme në luftën në Siri”- tha Ake Sellstrom nga ky raport final.

Hetimi ka gjetur përdorimin e mundshëm të armëve kimike në Khan el-Asal, pranë qytetit verior në Alepo në muajin mars, në Saraqeb, pranë qyteti verior në Idlin, prill, dhe në Jobar dhe Ashrafiat Sahnaya , pranë Damaskut , në gusht .

Sellstrom ka dorëzuar raportin të enjten te Ban Ki Moon, i cili tha se përdorimi i armëve kimike është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe një fyerje për njerëzimin, dhe se duhet të jemi vigjilent që këto armë duhet elimunuar jo vetëm në Siri por kudo.

Lajme të ngjashme

Back to top button