Garë humanitare për fëmijët me Sindromin e Daunit

Në parkun e Shkupit sot për herë të parë do të mbahet garë humanitare në një kilometër me rastin e Ditës botërore të personave me Sindromin Daun.

Qëllimi i këtij manifestimi sportiv është të ngritët vetëdija për personat me Sindromin e Daunit, qasja e tyre e barabartë në sport dhe aktivitete sportive.

Gara është me karakter të hapur dhe në të do të marrin pjesë edhe fëmijë me Sindromin e Daunit dhe familjet e tyre. Të gjithë ata të cilët shprehin dëshirë të marrin pjesë në garë do të dhurojnë nga 150 denarë, ndërsa pjesëmarrja e fëmijëve me sindromin e Daunit është falas. Shuma e cila do të grumbullohet do të shfrytëzohet për sigurimin e kushteve për trajnim me këta fëmijë gjatë tërë vitit, si dhe sigurimi i sallës, rekuizitave, personave profesional për punë, organizimin e seminareve.

Të gjithë fëmijët me sindromin e Daunit pas përfundimit të garës do të shpërblehen me medalje dhe dhurata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button