KSHZ: Së shpejti do të fillojë kontrollimi në terren

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, njofton se përgatitjet për fillimin e kontrollimit në terren janë duke u zhvilluar në mënyrë të përforcuar.

“Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka përfunduar me shtypjen e materialit të nevojshme për realizimin e kontrollimit, ndërsa në vijim është procesi i distribuimit të materialit nëpër njësite rajonale dhe zyrat e KSHZ-së”, thuhet në njoftimin e KSHZ-së.

Në të njëjtën kohë thuhet se po zhvillohet edhe edukacioni i anketuesve të angazhuar, të cilin e zbatojnë kontrollorët, përkatësisht të punësuarit nëpër njësitë rajonale dhe në zyrat e KSHZ-së.

“Menjëherë pas mbarimit të këtyre dy proceseve, të cilët zhvillohen paralelisht, do të fillojë edhe kontrollimi në terren. Në lidhje me informacionet që u shfaqën në disa media, për CD-të e të dhënave nga kontrollimet e kryqëzuara, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ju njofton se me kërkesë të anëtarëve të Komisionit, në suazat e të drejtës për t’i marë ato të dhëna dhe të kryerjes së kompetencave të tyre si anëtarë iu janë dhënë të njëjtat”, thuhet në njoftim.

Për arsye të transparencës së procesit, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e parë të ardhshme do të diskutojë për mundësinë e shpalljes së të dhënave jokonzistente në internet faqen e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button