Trendet e reja botërore

Përplasjet dhe konfliktet ndërnjerëzore, në fusha ligjdhënëse dhe të pushtetshme morën një hov shumë të madh së fundmi. Ideologjikisht, jemi duke dashur ta krijojmë globalizimin e shumëdëshiruar, nismë kjo, që ka prekur të gjitha qytetërimet, kulturat dhe shoqëritë. Qartazi shihet se kjo tendencë po qarkullon me një shpejtësi të paparë, gjithashtu edhe mallrat, edhe njerëzit, edhe informatat edhe idetë. Shekujt e mëparshëm ngërthejnë në vete histori të bujshme dhe lufta të errëta, ndoshta edhe pa kurrfarë arsye njerëzore, e mbase edhe pas përfundimit të tyre,me pajtimin e palëve prapë që të dy i druhen manipulimeve e ruajnë prapavijën mistike.

Lehtë mund të thuhet, por të kalosh nga lufta në paqe nuk është kollaj! T’ia zgjatësh dorën formalisht kundërshtarit mund të jetë e lehtë, por në mes të dy kombeve, tokave apo çfarëdo qofshin, paqe e përhershme vështirë se arrihet. Kjo mund të jetë si rrjedhoje e faktit se politikanët  sot e shohin njëri-tjetrin jo si kundërshtarë në një garë legale e të ndershme, por si armiq!

Kur mendjet brilante dhe te afta për të prirur një komb përplasen mes vete, atëherë rezulton dyfishi I asaj që mund ta rrumbullaksojmë si drasticizëm. Trendet politike me ekscelencat në krye, sa vijnë e shtojnë “paqe” përmes mënyrës më irracionale dhe jonjerëzore që kanë krijuar si më optimalen për ta ndjekur. Dikotomia e luftës dhe paqes është e patundshme, serioze, dëmin e së cilës e pëson secila qenie që ndjen emocion, dikush me gjak e dikush me nënshtrim! Ideologjitë e të më të ndriturve intelektualisht  besojnë verbërisht se lufta e tyre patjetër do të shoqërohet me një  fitore në fund, por  ama për t’u objektivizuar rezultati misionar lypset angazhim konstruktiv i mirëfilltë, gjë të cilën deri sot nuk e hasa te askush,…e mos ndoshta as mirëkuptimin! Pushtet-dashja e bën të veten!

Konkurrenca e heshtur mund të jetë ajo më e rrezikshmja, se kurrë nuk i dihet kur plasin fjalët e pasojnë armët! Se marrëzitë vrastare vijojnë si pasojë e mospajtimit dhe luftës për karrige, trojeve e konflikteve te vazhdueshme të papërfunduara qysh prej kohës historike. Trendi më I ri duket të jetë terrorizmi- Preokupimi gjithëpërfshirës njerëzor ! Kemi vende që ndër vite vërtetë e kanë kultivuar kulturën e veçantë të luftës, përfshirë këtu edhe Shqiptarët, por jo gjithmonë në natyrë kanë qenë konfliktuoze….thjesht ishin lufta politike në përmasa ndërkombëtare, që u  bënë shkas për një vend të tërë të hidhet në ajër e toka të ujitet me gjak. Politika thuajse gjithmonë është një iniciator  nisës që aty për aty krijon përçarje. Gjejmë mjaft këso rastesh në histori që kanë lënë shije të hidhur.

Aktualitetet e  fundit ,që po ja tërheqin vëmendjen botës të fusin në ankth e në një gjendje frike që nëse e kontemplon, intenzivisht bymehet. Se a janë plane të hartuara nga qeveritë, apo thjesht kulte ekstreme fetare, ende ngelet e “ panjohur”. Puna është se po humbasim jetë, po pësojnë më të pafajshmit!

Vetëm kur lufta, kushdo që të jetë fitimtari, nuk i justifikon më humbjet njerëzore dhe pasurore, vetëm atëherë njerëzit nisin të vrasin mendjen, të varrosin të vrarët e të mjekojnë plagët. Por mendja njerëzore të mahnit! Sikur të pushtetshmit e njerëzit me kapital të investonin në edukim aq sa investojnë në armë lufte, vetëm atëherë bota do të ishte familjarizuar me termin ‘’Paqe”.  E nëse kjo ishte arritur, atëherë njerëzit jo që do ta kishin dashuruar paqen, por më në fund do të kishin arritur në shtëpinë më të rehatshme që i flenë në shpirt natyrës njerëzore! Një iluzion impulsiv që ngelet aty ku është.

Në kohën kur mediat përshpejtojnë, fshehin dhe zbukurojnë një lajm, është e natyrshme  trushpërlarja e atyre që janë në hap me kohën por edhe e atyre që kanë ngelur në një ideologji të stagnuar e që pragmatisht nuk zbatohet askund. Konfliktet e tilla lidhur me këto trende gjejnë mjaft fakte e burime në hulumtime vetjake, referencat e të cilave nuk dihen, e që mund të mbrohen nga secili. Ajo cka duhet urgjentisht te formatizohet dhe te filtrohet janë kokat në krye të vendit që vërehet qartazi sa shumë e duan rregullin dhe mirëqenien në këtë “Global villagë”. Nese ka mundur të bie poshtë  komunizmi, mund të arrihet pra, një rend I ri përmes meritokracisë.

Sidoqoftë, urrejtje personale me atë politike nuk bën të ngatërrohet! Ka të tillë politikan që kanë shprehur paqen si plan parësor për ta arritur ama në mendje kanë pasur luftën, ose e kundërta. Vetëdija njerëzore duhet të ngritet deri në atë nivel sa të kuptojmë që qëllimi i pastër drejt një bote të mirë, ka çelësin te arsyeja e njerëzore, e jo politika!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button