Vend i vogël por me mashtrues të mëdhenj!

Miq të dashur,

Maqedonia vendi ku partitë pushtetare afro një dekadë e gjysmë në çdo katër vjet promovojnë nga pesëdhjetë a gjashtëdhjetë mi “vende pune” virtuale madje me ,,vizione,, në të ardhmen për hapjen e vendeve të punës nga njëqind apo njëqind e njëzet mi vende pune, kujt nuk iu kujtua se sa banorë ka ky vend, vetëm sa votues ka të gjithë e dinë. Numrat e promovuara dhe të premtuara thuaja se nuk lanë njeri pa e punësuar. Por edhe më tutje mbetëm vendi me shkallë më të lartë të varfërisë dhe të papunësisë. Ishin këto premtime që edhe më budallenjtë do ta thonin të vërtetën e asaj që është e mundshme. Premtime të fryra që dorën në zemër Nikolla Gruevski diçka edhe i ka realizuar në hisen e tij. Këta premtime qiellore pa asnjë mbulesë me saktësi kanë vërtetuar sintagmën e poetëve se .- Ky është vend i vogël por ka mashtrues të mëdhenj.

Një katër vjeçar kaloi me premtimet e promotorëve të VMRO-DPMNE-së për tërheqjen e investitorëve nga jashtë, një katër vjeçar tjetër kaloi dera sa ata demek të binden për të investuar në ,,parajsën,, e Ballkanit, një katër vjeçar tjetër duke i ndërtuar ato pak kapacitete kuptohet edhe me subvencione të majme të paguara nga shteti, shumat e të cilave akoma janë enigmë për qytetarët, ndërsa një katër vjeçar i fundit disa prej investitorëve i mbyllën kapacitetet dhe u larguan nga ky vend. Këto politika dyshuese dhe diskriminuese kundrual sektorit privat të vendit, sipas çdo logjike shtohet dilema se vallë kush janë pronarët e vërtetë të këtyre farë “investimeve të jashtme”.

Ka të ngjarë që infrastruktura e ndonjë kapaciteti , madje edhe ndërtimi i vet repartit të ishte ndërtuar nga parat publike por në emër të ,,investitorit të jashtëm,, i cili vetëm mund të kishte qenë realizatorë i projektit dhe më në fund largohet nga vendi. Shumë detaje pritet të jenë për njohuri të opinionit por gjithsesi procesi i dekomponimt të një qeverisje kriminale donë edhe kohë. Miq të dashur, pa mëdyshje se mendimi i politikës së BE dhe SHBA është se ;-koalicioni qeveritarë i drejtuar deri dje nga Nikolla Gruevski është një “Criminal Enterprise”- një sipërmarrje kriminale publiko-private, Ky konstatim nominalisht se është nga fakti se varfëria e qytetarëve të këtij vendi është pasojë e korrupsionit shtetërorë këtë një dekadë e gjysmë. Të gjithë këtë e dinë. Por a nuk është kjo një absurditet shoqërorë? A nuk është dobësi kurë e din shkakun e tragjedisë tënde dhe vijon ta lejosh shkakun të të nëpërkëmbë? Thënë të drejtën kjo deri më tani së pari është dobësi e vetë qytetarëve të këtij vendi por edhe faktorit ndërkombëtarë.

Por, fundja si do që të jetë , nuk ka ndodhur kurë në historinë e njerëzimit që një pushtet autoritarë e kriminal ta sfidojë popullin e vetë po edhe komunitetin ndërkombëtarë, sepse përsëri fuqia dhe e drejta është te qytetarët dhe Bashkësia ndërkombëtare, andaj akoma ka shpresë edhe shumë mundësi për tu mposhtur e keqja.

Qytetarët nuk janë dhe nuk mundë të jenë të mundur shpresa dhe dëshira për të triumfuar mbi të keqen çdo herë duhet të ekzistoj, e drejta ndihmohet edhe nga Zoti. Ndërkaq për të mundurit ja se çka kanë thënë gjeneralët e mëdhenj romakë kur fitonin betejat,- “E vetmja shpresë e të mundurit është të mos ketë asnjë shpresë”. Ne nuk jemi të mundur shpresat nuk shuhen ndërsa ka edhe shumë mundësi për ta mposhtur të keqen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button