Ç’është plakja dhe cilat janë shkaqet?

Kërkuesit apo studiuesit e ndryshëm kanë arritur në përfundimin se ekzistojnë dy lloje të plakjes: plakja e shkaktuar nga genet e trashëguara dhe që quhet plakje e brëndshme dhe ajo e shkaktuar nga faktorët e mjedisit (njëri prej tyre ekspozimi ndaj rrezeve të diellit), që quhet plakje e jashtme. Plakja e brëndshme: Plakja e brëndshme, e njohur gjithashtu si procesi i plakjes natyrore, është një proces i vazhdueshëm, që normalisht fillon në mes të 20-ave tona. Prodhimi i Kolagjenit dhe Elastinës brënda lëkurës fillon të ngadalësohet . Qelizat e lëkurës së vdekur nuk largohen më me po atë shpejtësi dhe qelizat e reja nuk qarkullojnë si më parë. Këto ndryshime zakonisht fillojnë mbas moshës 20 vjeç. Shenjat e plakjes së brëndshme zakonisht nuk janë të dukshme për vite të tëra .

Shenjat e plakjes së brëndshme janë :

  1. Rrudha të sapokrijuara
  2. Lëkurë e hollë dhe transparente
  3. Humbje e yndyrës në thellësi, duke shkaktuar rënie të faqeve, qese rreth syve dhe rënie tonaliteti të lëkurës në duar dhe në qafë.
  4. Lëkurë e thatë që mund të shkaktojë kruarje
  5. Pamjaftueshmeri djersitjeje për të freskuar lëkurën.
  6. Fillimin e zbardhjes së pakthyeshme të flokëve.
  7. Rënie deri në humbje të flokëve.
  8. Prodhim të tepërt qimesh në fytyrë.
  9. Hollim të thonjve, humbjen dhe formën e tyre natyrale. Genet kontrollojnë shpejtësinë e procesit normal të plakjes. Tek disa njerëz thinjat fillojnë të shfaqen sapo kalojnë të 20-at, kurse tek disa të tjerë ato shfaqen mbas të 40-ave.

Plakja e jashtme: Shpesh ndodh që faktorë të plakjes së brëndshme dhe të jashtme së bashku, ndikojnë së bashku në një plakje të parakohshme të lëkurës tonë. Në shumicën e rasteve, në plakjen e parakohshme të lëkurës, shkaktari kryesor, është ekspozimi i tepërt në diell. Faktorë të tjerë të kësaj plakjeje jane shprehjet e përsëritura të fytyrës, graviteti, pozicionet që marrim gjatë fjetjes dhe pirja e duhanit.

  1. Rrezet UV: Ekspozimi në rrezet e diellit, qoftë dhe çdo ditë, me kalimin e viteve mund të shkaktojë ndryshime të dukshme në lëkurë si: njolla, vena të kuqe dhe njolla prej tyre, lëkurë të trashë apo të ashpër, rrudha që zhduken kur shtrihet lëkura si dhe ç’është me e dëmshmja, kancerin e lëkurës. “Plakje nga dielli” është termi që përdorin sot mjekët dermatologë për të përshkruar plakjen e lëkurës, të shkaktuar nga ekspozimi i tepërt në rrezet e diellit. Duke u ekspozuar në mënyrë të vazhdueshme në diell, lëkura humbet aftesinë për të riparuar veten dhe dëmi ndaj saj rritet. “Plakja nga dielli” zgjat për vite me rradhë. Studimet shkencore kanë treguar se ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë (UV), në mënyrë të vazhdueshme, prish kolagjenin ekzistues dhe dëmton formimin e kolagjenit të ri. Dielli gjithashtu dëmton dhe elastinën. Një lëkurë e dëmtuar nga dielli plaket më shpejt sesa një lekurë e mbrojtur. Si pasojë, një lëkurë e tillë humbet gjallërinë dhe freskinë e saj, duke shfaqur shume shpejt shenjat e plakjes. Njerëzit, të cilët jetojnë në një ekspozim të vazhdueshëm ndaj diellit, si psh në Florida apo Arizona, tregojnë shenja të “plakjes nga dielli” që në moshë të hershme, në të 20-tat e tyre. Po ashtu, tek këta njerëz shfaqen shumë herët dhe shenjat e para të kancerit të lëkurës. Mos mendoni se shenjat e “plakjes nga dielli” mund të shfaqen brenda natës! Ato në fakt qëndrojnë të fshehura në mënyrë të padukshme nën sipërfaqen e lëkurës prej vitesh. Fotografia UV na mundëson të shohim dëmin e akumuluar nën sipërfaqen e lëkurës, përpara shfaqjes së shenjave të kësaj plakjeje. Shumica e njerëzve janë befasuar nga sasia e “plakjes nga dielli” që tregon fotografia UV.
  2. Shprehjet e përsëritura të fytyrës. Nëse keni kryer për një kohe të gjatë ushtrime të muskujve të fytyrës, duhet t’i ndaloni. Me kalimin e moshës, lëkura e humbet elasticitetin e saj dhe këto lëvizje të vazhdueshme lënë shenjë duke krijuar rrudhat e para.
  3. Graviteti. Forca e gravitetit është e pranishme gjithmonë dhe në trupin tonë. Ndryshimet që shkaktohen si pasojë e tij, vihen re dhe theksohen gjithmonë e më shumë gjatë procesit të plakjes.Pasi kalojme të 50-at, kur elasticiteti i lëkurës bie në mënyrë të shpejtë dhe efektet e gravitetit bëhen të dukshme. Forca e gravitetit shkakton rënien e majës së hundës, zgjajtjen e veshëve, rënien e qepallave, zvogëlimin e buzës së sipërme, ndërsa buza e poshtme bëhet më e dukshme.
  4. Pozicionet e fjetjes. Pozicioni i njëjtë i fytyrës tuaj në jastëk për vite me rradhë, mund të krijojë rrudha. Shenjat e krijuara nga gjumi, mund të mbeten në fytyrë dhe të mos largohen më, nëse nuk e vendosni kokën në jastëk gjatë gjumit. Femrat, të cilat flenë gjithmonë në anën e tyre, janë më të prirura të pësojnë rrudha në mjekër dhe faqet e tyre. Meshkujve, zakonisht iu krijohen rrudha në ballë, pasi ata pëlqejnë ta ngjeshin fytyrën në jastëk gjate gjumit. Kurse njerëzit që flenë me kurriz, nuk kane ndonjë mundësi të kenë rrudha, pasi fytyra nuk prek apo nuk ngjeshet në jastëk.
  5. Pirja e duhanit. Pirja e duhanit shkakton ndryshime biokimike në trupin tonë, të cilat përshpejtojnë plakjen. Vrojtimet e ndryshme tregojnë se një person që pi duhan 10 ose më shumë cigare në ditë për të paktën 10 vjet, është më i predispozuar ndaj krijimit të rrudhave sesa jo duhanpirësit. Vrojtimet gjithashtu kanë treguar se njerëzit që pinë duhan për vite me rradhë, kanë tendencë për një zbehje dhe humbje të elasticitetit të lëkurës. Përveç kësaj, një studim i kryer në vitin 2002 tregoi se rrudhat e fytyrës ende të padukshme, mund të dallohen me një mikroskop në duhanpirësit e rinj, të moshës tepër të re. Nëse ndalohet pirja e duhanit, këto shenja mund të zvogëlohen apo parandalohen. Këto shenja mund të zvogëlohen gjithashtu dhe tek njerëzit që konsumojnë duhan prej shumë vitesh. Lëkura e tyre do të fitojë gjallërinë e saj. Këshilla për një lëkurë të shëndetshme dhe për një parandalim të rrudhave.

Parandalimi dhe pse ju nuk mund të ndaloni dot procesin e plakjes, ju mund ta ngadalësoni atë duke ndaluar plakjen e parakohshme, duke ndaluar pirjen e duhanit dhe ushtrimet e fytyrës.

  1. Mosekspozimi në diell. Dermatologët rekomandojnë një mbrojtje maksimale ndaj diellit, për të parandaluar plakjen e parakohshme të shkaktuar prej tij.
  2. Ndalimi i pirjes së duhanit.Elementët kimikë të duhanit janë të dëmshëm për enët e gjakut, për shëndetin e lëkurës dhe të trupit në përgjithësi.
  3. Ndalimi i konsumimit të alkolit. Alkoli shkakton dhe dëmtime në venat e gjakut të lëkurës, duke shkaktuar çarje të tyre. Alkoli shkakton tharje të lëkurës, dëmton shëndetin në përgjithësi, sidomos mëlçinë.

Aparaturat që ndihmojnë për një lëkurë të shëndetshme dhe të gjallëruar.

Bio Lifting: Funksioni i tij ka të bëjë me zvogëlimin e rrudhave, nxitjen e qarkullimit të gjakut, përmirëson metabolizmin dhe qarkullimin limfatik, eliminon depozimin e ujit dhe helmeve të mbetura në qelizë dhe rrit elasticitetin e lëkurës.

Ultrasonic Galvanic Wave:  Depërton thellë në lëkurë duke rritur prodhimin e kolagjenit dhe energjinë e qelizave. Rrit elasticitetin e lëkurës dhe përmirëson rigjenerimin e niveleve të saj. Dermabrasion: Nëpërmjet procesit të thithjes me vakum, ky aparat largon papastërtitë nga epiderma, përmirëson ndjeshëm shëndetin dhe pamjen e lëkurës. Zvogëlon ndjeshëm rrudhat e sapokrijuara rreth syve dhe buzëve.

Dermabrazioni rekomandohet në demtimet apo problemet e sipërfaqes së lëkurës, zvogëlon deri në zhdukje të plotë të shenjave të shkaktuara nga aknet, përmirëson ngjyrën e lëkurës. Çfarë ndodh pas trajtimit të fytyrës me Dermabrazion? Mbas përfundimit të këtij trajtimi, lëkura mund të jetë paksa e skuqur për shkak të ndërhyrjes së tij, si pastrues i thellë. Klienti këshillohet të mos ekspozohet direkt në diell për disa ditë dhe të përdorë kremin kundra diellit me faktor të lartë mbrojtës. Ky krem këshillohet të përdoret çdo ditë për këta klientë, por dhe për secilin prej nesh.

Oxygen: Lëkura e humbet elasticitetin dhe gjallërinë e saj dhe nga faktorë të tjerë të jashtëm. Nëpërmjet këtij aparati, ne e çlirojmë lëkurën nga trysnitë gjatë ditës, nga faktorët e ambjentit, nga stresi dhe lodhja. Ambjentet e mbyllura, prania e vazhdueshme e rrezeve UV, i shkaktojnë lëkurës së fytyrës një furnizim jo të mjaftueshem me oksigjen. Një situatë kritike, e shkaktuar nga stresi, nuk e lejon trurin të furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, situatë kjo që ndikon drejtpërdrejt dhe në shëndetin e lëkurës së fytyrës. Trajtimi me Oksigjen rigjallëron lëkurën, e detoksifikon atë. Ky trajtim përveç të tjerave, rihidraton lëkurën e thatë, stimulon prodhimin e kolagjenit, rrit ndjeshëm qarkullimin e gjakut. Çfarë ndodh pas trajtimit të fytyrës me Oksigjen? Lëkura është e çliruar, e lehtësuar ndjeshëm, e gjallëruar dhe e hidratuar. Klienti këshillohet të përdorë kremin kundra diellit me faktor të lartë mbrojtës. Ky trajtim nuk pëmban peeling (heqje të shtresës së parë të lëkurës), prandaj ju mund të ndiqni rutinën tuaj të zakonshme, duke vendosur make up dhe kremin mbrojtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button