RDM: “Ohis” është një bombë e pa eksploduar

RDM paralajmëroi se “Ohis” për momentin është një bombë e aktivizuar e cila në secilin moment mund që të eksplodoje dhe të krijohet një katastrofë ekologjike e cila nuk do ta prek vetëm Shkupin, por edhe tërë Luginën e Vardarit.

Arsye e kësaj janë 100 ton kemikate të rrezikshme të cilët janë toksike, të ndezshme dhe eksplozive, të vendosura në oborrin e fabrikës së vjetër, që njihet si njëra prej ndotësve historik në vend, deklaroi zëdhënësja Maja Moracanin.

Momenti i ri është që para një jave drejtori gjeneral dhe bordi ekzekutiv dhanë dorëheqje, ndërsa ende nuk janë kryer emërimet e reja, që nënkupton se “Ohis” është në udhëkryq, pa bartës të përgjegjësisë për menaxhim me të dhe pa kontrollin e shërbimeve të sigurimit dhe mbrojtjes kundër zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button