Gazetarët bëjnë lajme, jo propagandë!

[Recension: Komuna e Tetovës shënon ditën e ekologjisë me shumë aktivitete]

Roli i gazetarëve pa dyshim se është dhe mbetet informimi. Çdo veprim apo ‘dozë’ tjetër që përfshihet në veprimet e tyre është në kundërshtim me rregullat e gazetarisë profesionale. Gazetarët duhet të informojnë për atë që ka ndodhur, e jo të lajmërojnë publikun për veprimet e ndonjë subjekti, duke mos bërë distancë nga ai, por duke u bërë pjesë e përpjekjeve propagandistike. Kjo nuk është informim, por tentim që t’i imponohet diçka lexuesit.

Teksti që po recensojmë  nuk informon ashtu siç e do gazetaria, por thjeshtë, duke folur në vetën e parë, promovon veprime të Komunës së Tetovës. Për të mos pyetur – cili ka qenë roli i gazetarit në këtë artikull, vallë ka pasur fare gazetar apo teksti eshte shkruar jashtë redaksisë dhe vetëm është botuar pa asnjë intervenim redaktorial, po pyesim – cili është interesi i publikut?! Bashkë me fotografitë, të cilat besohet të jenë marrë nga Zyra për informim e Komunës së Tetovës, teksti tenton të imponojë vështrim pozitiv për aktivitetet e saj, përmes një informacioni të pakompletuar, në të cilin, përveç numërimit të aktiviteteve në tekst, nuk informohet për asgjë konkrete në to. Nuk mund të potencohet se mbi çfarë logjike është hartuar ky tekst, përveç asaj se ndonjëherë – edhe ujkut i thuhet dajë!

Dita e Ekologjisë sot u shënua me aktivitete të shumta. Përuruam parkun në lagjen bllok.82, përuruam shëtitoret reth lumit Shkumbin, shiritin e gjelbërt në rrugën Industriale.  Më pastaj vazhduam reth sheshit “Iliria” ku nxënësit e shkollave fillore, kaluan me pankarta nën tingujt e bukur të violinës së nxënësve të shkollës së muzikës.

Komuna e Tetovës screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Komuna e Tetovës shënon ditën e ekologjisë me shumë aktivitete”
Data dhe koha e publikimit: 21.03.2016
Data e recensionit: 22.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Mënyra e informimit profesional është shumë larg realitetit si ky. Me rastin e Ditës së Ekologjisë, për shembull, është dashur të pyetet zonja Arifi se sa ndikojnë këto aktivitete dhe çfarë tjetër ka ndërmarrë komuna për pastrimin e ajrit, problem ky që ka bërë Tetovën të njihet nga mbarë bota, për një kohë edhe si qyteti më i ndotur në Evropë. Ose, së paku, të kishte edhe deklarata të pjesëmarrësve në aktivitetet, qytetarëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e ambientit, të ndonjë eksperti të ekologjisë. Mbase do të ishte pranuar një koncept tjetër i propozuar nga redaksia, e cila në këtë rast ka luajtur rolin e megafonit të zonjës Arifi. Por ja që, për lexuesit që redaksia në fjalë “shumë i do”, nuk është vlerësuar si e nevojshme që për këtë ditë dhe temë aktuale për Tetovën të prodhohet një artikull me karakter gazetaresk dhe me interes për publikun.

Gjithashtu organizuam edhe maratonën e vrapimit në bulevardin “Iliria”. #‎TaDuamAmbientin

Për t’i shpjeguar lexuesit se sa ky artikull mban ngjyrë profesionale, kujtojmë së paku Kodin etik të gazetarëve. Neni 6 përcakton qartë se: “Nuk guxon të lejohet reklamimi dhe motivet tjera komerciale të ndikojnë ndaj lirisë së informimit. Duhet të ekzistojë ndarje e qartë mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim”.

Paragrafi 2: “Çdo lloj publikimi komercial, si dhe propagandë politike që nuk janë të veçuara saktë vlerësohen si shkelje e rëndë e standardeve profesionale”.
Paragrafi 3: “Me reklamim të maskuar nënkuptohen të gjitha përmbajtjet propaganduese, të cilat në formën e tyre dhe mënyrën e përgatitjes i ngjajnë tekstit autentik gazetaresk, ashtu që lexuesi/shikuesi nuk mund ta dallojë funksionin e tij propagandues nga përmbajtja gazetareske. Si shembull shërbejnë shtesat dhe tekstet për universitetet “e suksesshme” private, prodhimet e reja ose shërbimet e disa kompanive”.
Paragrafi 5: “Kontributi duhet të publikohet si rezultat i vlerësimit dhe angazhimit të redaksisë, e jo si kompensim për reklamën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button