Siri, maratona e fëmijëve nën hijen e luftës

Lidhur me luftën e brendshme në Siri e cila ka hyrë në vitin e saj të gjashtë një organizate humanitare dhe një klub sportiv organizuan një maraton në të cilin morën pjesë dhjetëra fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata Elvan e cila ofron mbështetje psikologjike për fëmijët në qarkun Maarretu’n Numan në qytetin Idlib dhe Klubi sportiv Maarretu’n Numan, organizuan një maraton nën emrin Maratoni i parë i Maarretu’n Numan për 50 fëmijë nën moshën 10 vjeç.

Drejtori i Elvan-it, Abdullatif er-Rahum në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se maratonin e kanë organizuar që të eliminojnë ndikimin negativ të luftës mbi fëmijët.

Sipas tij, shumica e këtyre fëmijëve janë lindur para luftës së brendshme në Siri. Ai theksoi se fëmijët të cilët morën pjesë në organizim patën mundësi të largohen pak nga ambienti luftarak.

Rahum tha se për sigurinë e këtij organizimi është përkujdesur policia e lirë e opozitës dhe ekipet e mbrojtjes civile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button