Irak, nis operacioni për shpëtimin e Mosulit
Në Irak ka filluar operacioni për shpëtimin e Mosulit nga organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Rrjetit mediatik të Luftës lidhur me Ministrinë irakiane të Mbrojtjes thuhet se ka nisur faza e parë e operacionit “Fetih” për të shpëtuar Mosulin nga DAESH-i.
Në deklaratë më tej thuhet se disa fshatra të Mosulit janë rimarrë nga organizata nga forcat e operacioneve të Mosulit të cilat operojnë nën kontrollin e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta.
Gjithashtu bëhet e ditur se në këto fshatra janë vendosur flamuj të Irakut.