John Kerry shkon në Moskë

Sekretari i shtetit amerikan John Kerry ka udhëtuar për një vizitë dy ditore në Moskë ku pritet që të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

Kerry ka takime të paralajmëruara edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë Sergey Lavrov, transmeton agjencia e lajmeve të Rusisë TASS.

Sipas zëdhënësit të presidentit të Rusisë, Dmitri Peskov, Putini do ta presë sekretarin Kerry të enjten ndërkaq tema e takimit do të jetë situate në Rusi dhe marrëveshja për Ukrainën që është nënshkruar vitin e kaluar në Minsk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button