Ambasadori Lu: Si do jetë Byroja Hetimit

Ambasadori amerikan deklaron se SHBA-të anëtarët e Byrosë do trajnohen nga FBI-ja. Udhëheqësit politik po e përdorin për qëllime politike këtë çështje. Të miratohet bashkë me reformën në Drejtësi. Varësia nga prokuroria speciale antikorrupsion, njofton Zëri i Amerikës.

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donad Lu, deklaroi sot se forcat politike në vend duhet të bien dakort së Byroja Kombëtare e Hetimit është një institucion jetik për të luftuar korrupsionin. Ai shpjegoi mënyrën se si do funksionojë kjo Byro, e pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm dhe nga Policia duke saktësuar se në përbërjen e saj do të jenë persona të cilët do të duhet të kalojnë më parë testimet dhe kualifikimet që do të kryhen pranë FBI-së amerikane. Po sot, komisioni i posacëm i Reformës në Drejtësi ra dakort parimisht që Byroja të jetë nën varësinë e Prokurorisë speciale antikorrupsion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button