Shteti unitar dhe ju parti shqiptare?!

Është vështirë të shkruhet apo thuhet diçka që tani më dihet, është përsëritur me qindra e mijëra herë, është thënë e mbi thënë sa që vërtetë inspirimi për të thënë çka do qoftë të duket i marrë !

Partitë politike shqiptare nuk rreshtin të na befasojnë me intrigat e tyre!

Shumë debate, shumë llafe, shumë « gjuajte të ulëta » kishin në disa debate « përfaqësuesit » e partive të ndryshme politike, duke dashur të bindin opinionin se ata e kanë mirë kurse këta tjerët qenkan « harxhuar » !

Legjitimimi i pushtetit jo legjitim !

Dy parti të cilat aktualisht gjenden në pushtet, njëra në qeveri tjetra te institucioni i kryetarit të shtetit gjithashtu jo legjitimi, në debate të ndryshme demek duan njëri tjetrit sytë t’ia nxjerrin për servilizëm ! Duan t’ua lajnë kokën njerëzve me akull, kësaj i thonë “shpërlaj trurin ku të mundesh” !

Disa herë partia që përfaqësohet në kabinetin e kryetarit të shtetit unitar, ka marrë pjesë në seancat e kuvendit duke e legjitimuar atë seancë me vetë prezencën e tyre aty, pa marrë parasysh a ka votuar për, kundër ose është përmbajtur !

Prezenca në kuvend legjitimon seancën !

Dhe kjo parti, pretendon se « lufton » me mish e shpirt për shqiptarët, kurse nga ana tjetër ashiqare legjitimoi gjithçka kundër shqiptarëve ! Sikur t’i hidhet një sy pasurisë së kryetarit të tyre mjafton të kuptojmë se si u bë ajo pasuri duke u marrë ai me politikë gjatë gjithë jetës madhore !

Partia aktuale në pushtet e përfaqësuar në qeveri dhe nivel lokal, gjithashtu pretendon t’ua lajë kokën shqiptarëve se lufton për interesat e tyre, por që shihet sheshit e gjithë ajo që kanë bërë, nuk dua t’i përmendi rastet e montuara sepse u bë më banale të përmenden gjithmonë të njëjtat gjëra, por dua të them se asgjë nuk është bërë, dhe kur ju thua se nuk kanë bërë asgjë, ata arsyetohen me « diçka është bërë » ! Dhe kur i kritikon do të thonë, në rregull ne i pranojmë kritikat, por nga ana tjetër nuk ju vjen aspak mirë, patriotët me veprat e te tjerëve, kështu mund të përshkruhen disa që ka në mesin e partisë në pushtet !

Partitë « opozitare » të themeluara pas gjithë këtyre dështimeve të partive që përmendëm më lartë, janë në rrugë të mirë të shkojnë hapave të tyre !

Pse e themi këtë ?

Shikoni, më duket se nuk mbet njeri të ju thotë që të gjejnë modalitetet për të punuar bashkë, për të pasur një qëndrim, dhe si zakonisht, ashtu si vepruan këto të parat, njëjtë veprojnë edhe këta – bëhen të shurdhër !

Kanë hipur lartë, kanë nisur të bisedojnë me ambasadore te ndryshëm ju duket vetja kushedi se kush janë ! Nga kjo, shohim një mos respekt të paparë për të gjithë ata që kërkojnë unifikimin e tyre, pse jo krijimin e një subjekti politik opozitar me një emër !

Matematikat dhe planet shihen sheshit !

Çka do të mund të sjellim si përfundim nga ky mosrespektim dhe lëmsh që tregojnë subjektet opozitare ndaj popullatës?

Me pretendimet se duan të marrin legjitimitet, një shpëlarje truri më tepër, partitë e quajtura opozitare pretendojnë të na bindin se kjo patjetër duhet të ndodhë se ndryshe nuk mund të flitet në emër të shqiptarëve! Nuk e di, se kuptoj, ku shkruan se kjo duhet patjetër të jetë kështu? Në cilën rregullore? Kush e shpiku këtë formulë?

Jo të nderuar, jo, ju gënjeni njëjtë si partitë që janë në pushtet, ju doni të merrni pushtetin si këto që janë aty tani më dhe asgjë më tepër, ju jeni turpi ynë që tregoni një mos respekt të paparë ndaj gjithë këtij viktimizimi që bënë shqiptarët e atij vendi duke pritur që të dalë një i mençur, i ditur që t’i shpien në rrugë të drejtë!

Ju kot e keni që i kritikoni partitë në pushtet sepse ata sipas ligjeve dhe konceptit aktual të shtetit asgjë të keqe nuk bëjnë, ata thjeshtë ju përmbahen urdhrave të atyre që i kanë pozitat më të larta se ata!

Kur këtë ia thashë një „lideri partiak“ në Bern, me ktheu: jeni gabim! Por nuk e tregoi alternativën, se si të veprohet, përveç se mori si shembull serbet e Kosovës, duke aluduar se ne duhet të punojmë si ata ! Ku or i nderuar, ku, në vendin tim, në shtëpinë time të më krahasosh me ata ? Kriza politike nuk mund të bëhet ashtu si që bëjnë serbet në Kosovë sepse ata janë ardhacak, ne jemi autokton dhe ne duhet të sillemi si të tillë në shtëpinë tonë. Ju jeni gabim e jo unë ! Do te them publikisht atë që e thash edhe në Bern: ne nuk jemi shtet federativ ku shqiptarët do të vendosin ndryshe maqedonasit ndryshe! Edhe në një shtet federativ ka një kod që duhet respektuar, kurse ky vend as që mund të konsiderohet shtet sepse gjithçka bën në dëm të shqiptarëve, prandaj të shkaktosh krizë ashtu siç pretendoji lideri e opozitës në Bern nuk mban dhe nuk ka asnjë kuptim logjik!

Matematika

Mbase, këta kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje të këtij vendi unitar, nuk na mbetet tjetër por që me disa shifra të mundohem të bindim ata që ne lexojnë (të paktën ata që na lexojnë) se le të supozojmë se partitë opozitare të ndara siç janë në dy do të marrin njëra opozitë 8 deputet, tjetra 9 apo 10 kështu të themi marrin 19 deputet, dhe pozita aktuale do të marrë nja 9 apo 10 deputetë së bashku, kështu numri i deputetëve shqiptarë (pra flasim me konceptin aktual të vendit) do të mbetet aty afër 30 deputetëve, kështu që do të vihen në një pozitë kush me kë shkon në qeveri?

Ta zëmë kështu:

Besa 10 deputet

LR PDSH 7 deputet

BDI 9 deputet

Pdsh 2 ose 3 deputet

Tjerët nëse nuk koalicionojnë 0 deputet

Më tregoni ju se unë e di se si do të « luftohet » në këtë rast për atë se kush do të shkon në qeveri?

Prandaj, turp të keni të gjithë.

Shqiptarëve nuk ju mbetet më të kenë besim te këto subjekte politike, ata duhet të bojkotojnë shtetin unitar dhe të rreshtohen me forcat nacionaliste progresive, një e tillë quhet Opsioni Shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button