100 vjetori, BMW-ja organizon aktivitete promovuese në New York

Prodhuesi gjerman i automjeteve dhe motoçikletave, BMW, në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të saj organizoi një aktivitet në qytetin New York të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Marka e njohur gjermane prodhues i automjeteve dhe motoçikletave, BMW në kuadër të aktiviteteve të Panairit ndërkombëtar të automjeteve New York, organizoi një mbrëmje në Highline Stages për përvjetorin e 100-ë.

Në mbrëmjen ku morën pjesë CEO-ja e BMW-së në Amerikën Veriore Lugwig Willisch, Shefi i Departamentit të Marketingut të BMW-së në Amerikën Veriore Trudy Hardy dhe një numër i madh i të ftuarve, u bë promovimi i modeleve BMW M760i xDrive, BMW Alpina B7 xDrive dhe John Cooper Works Convertible dhe Clubman ALL 4 të cilat janë të markës Mini Cooper i grupit të njëjtë.

Të ftuarit patën mundësi ti ekzaminojnë automobilët në sallon, si dhe ta përdorin simulatorin 3D për gara BMW M i dizajnuar special.

– Artisti i njohur e bëri pikturën e 100 vjetorit

Bill Patterson, artisti i perfomancës, i cili gjithashtu mori pjesë në këtë mbrëmje, në pjesën të cilën ishte rezervuar për atë në një kanavacë e gjatë 5 metra përafërsisht për 3 orë vizatoi një pikturë e cila tregon bashkimin e markave të BMW-së dhe Mini.

Pasi që përfundoi piktura CEO-ja e BMW-së në Amerikën Veriore Lugwig Willisch e falënderoi Patterson-in.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button