Saraçini pret homologun e vet nga Shqipëria, rritet bashkëpunimi energjetik

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot në Shkup zhvilloi një  takim bilateral me përfaqësuesit e delegacionit zyrtar të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri.

Në takim, theksi kryesor u vu në ndërmarrjen e aktiviteteve të përbashkëta për të nxitur bashkëpunimin në të ardhmen në projektet e energjisë dhe infrastrukturës, shkëmbimin e përvojës dhe masave në fushën e politikave industriale, në drejtim të rritjes së aftësisë konkurruese të subjekteve industriale, por u bisedua edhe për projektet aktuale dhe të ardhshme të investimit që mund të kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Ministri Saraçini para delegacionit shqiptar prezantoi mundësitë për investime në ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, ndërsa me iniciativë të tij u vendos që dy ministritë të formojnë grupe punuese, detyra e të cilëve do të jetë monitorimi i progresit  të të gjitha projekteve që u diskutuan në takim .

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri shprehu kënaqësinë që vizitën e parë zyrtare në Shkup, për të cilën n gjë iu falënderua Ministrit Saraçini, për ftesën.

‘Kjo është vizita ime e parë në Maqedoni . Linja e interkonjeksionit Elbasan – Manastir është me rëndësi të madhe, është e rëndësishme për të dy sistemet tona të energjisë. Qeveria shqiptare prioritet kryesor pas ndërtimit të interkoneksionit me Kosovën, ka linjën ne Maqedoninë, nga ndërtimi i së cilës do të përfitojnë dy vendet, por edhe i tërë rajoni, pasi kur njëri shtet do të kemi tepricë energjie, shteti tjetër e blen atë. Kjo linjë na lidh gjithashtu me Bullgarinë një treg shumë i kërkuar për ne, dhe nëse kësaj ia shtoj atë se neve jemi duke punuar në realizimin e linjës interkonektuese me Italinë, me të cilën do të lidhemi përmes një kablloje nënujore, atëherë lehtë mund të konstatojmë se interesi është i madh për tërë rajonin’, tha ministri Gjiknuri.

Lajme të ngjashme

Back to top button