Subjektet politike dhe institucionet urojnë Ditën e Flamurit

Partia demokratike shqiptare, Rilindja Demokratike Shqiptare dhe Universiteti i Tetovës, urojnë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, 28 nëntori.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju uroj juve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit”, thuhet në urimin e PDSH-së. 

“28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Duke shënuar këtë ditë asnjëherë nuk do të harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë”.

“Kjo ditë edhe një herë na mëson se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat tona. Shqiptarët e Maqedonisë nuk do të lejojnë që vlerat e brezave të kaluar të zbehen e aq më tepër të nëpërkëmben. Ne si shqiptarë kemi fituar shumë beteja, andaj edhe këtë betejë do ta fitojmë”, thuhet në urimin e  PDSH-së.

“Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar festën e flamurit kombëtar, le ët jetë e përjetshme Shqipëria e pavarur”, thuhet në urimin e RDK-së.

“Sot në këtë ditë të madhe për kombin dhe për pasardhësit tonë duhet të konstatojmë objektivitetet se shqiptarët si komb vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të ri konfirmuar veten si anëtar respektabil në familjen e kombeve euro-atlantike”. 

“Sfidat e kombit shqiptarë janë sot po aq problematike dhe të rrezikshme si edhe një shekull e një vit më parë, kërkohet angazhimi të gjitha kapacitetve kombëtare në udhëheqjen e kombit në të gjitha tokat shqiptare që përvjetorët e radhës të mos jenë vetëm kujtime historike por edhe shpresë dhe ardhmëri më ë e ndritur për kombin shqiptarë”, thuhet në urimin e RDK-së.

“Në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, të gjithë shqiptarëve ua përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së  Pavarësisë së Shqipërisë”, thuhet në urimin e USHT-së.  

“28 Nëntori, data më e rëndësishme e kombit tonë, do të jetë përherë një datë e ndritshme, motiv frymëzimi për të gjitha sukseset e shqiptarëve kudo që ndodhen”. 
“Në këtë ditë feste, shqiptarët janë më të bashkuar, më të fuqishëm, janë faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe progresi në rajon dhe më gjerë. Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Zoti i bekoftë shqiptarët”, thuhet në urimin e USHT-së

Lajme të ngjashme

Back to top button