Efendi Rexhepi: Politika të qëndrojë larg xhamisë!

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Efendi Suleman Rexhepi gjatë Programit 200, që do të transmetohet sonte në ora 22.30. në Alsat M tha do të ndërmerren masa me vetë iniciativë që të largojë ndikimet dhe agjitimet politike nga xhamitë.

“Xhamia nuk mund të lejohet të politizohet”, tha Efendi Rexhepi, i cili shtoi se BFI angazhohet për një shtet kryekëput sekular, ku shteti të jetë i ndarë nga feja.

Ai tha se politikanët nuk duhet të gjykohen se sa besimtarë janë, kjo s’ka të bëjë me aftësitë e tyre. Programi 200 i gazetarit Nazim Rashidi diskuton këtë herë se cili duhet të jetë roli i fesë në politikë?

Nga reagimet e përgjithshme, pas gjithë krizës politike, njerëzit kërkojnë ndershmëri dhe etikë, por sa janë këto çështje bazë për vjeljen e votave? Pse çështjet morale prezantohen si oferta politike? Gjatë debatit për një shkëputje të qartë të fesë nga politika dhe manipulimin me fenë shprehen edhe profesorët Mersim Maksutu dhe Bashkim Iseni që jeton në Zvicër.

Programi 200: Roli i fesë në politikëCili duhet të jetë roli i fesë në politikë?Pse çështjet morale prezantohen si oferta politike?Nga reagimet e përgjithshme, pas gjithë krizës politike, njerëzit kërkojnë ndershmëri dhe etikë, por sa janë këto çështje bazë për vjeljen e votave?Për këto dhe më shumë flasin në programin e radhës Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Efendi Suleman Rexhepi, Profesori universitar Mersim Maksuti dhe Bashkim Iseni, nga Zvicra Profesir dhe drejtues i Albinfo.#Programi200#AlsatM 22.30.#NazimRashidi

Posted by 200 on Tuesday, March 22, 2016

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button