Gazetari vendos dhe zgjidh dilemën e KShZ-së: “Fantom votues nuk ka”!

[Recension: “FANTOM VOTUES nuk ka, problem kanë vetëm 30.000 votues, 90% shqiptarë”]

Në një tekst të shkurtër, është trajtuar një aspekt shumë i ndjeshëm të demokracisë së vendit, por mënyra e trajtimit nuk të jep përshtypjen se është serioze. Po kaq problematike në tekst është mungesa e burimeve, ndërkohë që autori ka prezantuar këto informacione sikur të ishin zyrtare dhe të pakontestueshme.

Kurir - Fantom votues nuk ka, problem kane vetem 30 000 votues 1Linku deri te artikulli origjinal: FANTOM VOTUES nuk ka, problem kanë vetëm 30.000 votues, 90% shqiptarë

Data dhe koha e publikimit: 18.03.2016, 12:25

Data e recensionit: 19.03.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Numri që përmendet në tekst (30 mijë) nuk është përmendur zyrtarisht në asnjë nga fazat e procesit të azhurnimit të Listës së Zgjedhësve në Maqedoni. Nëse autori ka indikacione nga burime qofshin ato anonime ose jo,  se numri 30 mijë është i saktë, atëherë një gjë e këtillë duhet të ishte potencuar qartësisht, nga ka ardhur dhe në bazë të ç’matematike ka dal ky numër. Në përmbajtje citohen anëtarët e KSHZ-së, duke përjashtuar anëtarët e VMRO-DPMNE-së, e theksi vendoset te kryetari Aleksandar Çiçakovski, deklaratën e të cilit nuk e gjejmë në tekst dhe e cila, ka shumë gjasë të jetë e sajuar apo interpretuar gabueshëm. Kjo përshkak se në të gjithë deklaratët e tij publike, Çiçakovski nuk ka dhënë asnjë koment për faktin nëse ka ose jo votues fantazmë dhe kjo është mjaft konfuze për opinionin.

“Pas kontrolleve rrënjësore është vertetuar se kontestues në listen zgjedhore janë vetëm 30.000 nga të cilët rreth 90 përqind janë shqiptarë . Ky numër nuk ka të bëj me fantom votues por me njerëz të vërtetë të cilët kanë të drejtë vote, por të dhënat e të cilëve nuk përputhen në tëresi me bazat e informatave me të cilat dizpozojnë institucionet.”

Duke e trajtuar çështjen me njëanshmëri të skajshme, autori nuk përmend as të dhënat nga raporti i ekspertëve të angazhuar nga KSHZ që jozyrtarisht i siguruan të gjithë mediat, e të cilat flasin për rreth 500 mijë të dhëna për emra jokonzistentë në Listën e Zgjedhësve. Për më tëpër, në tekst nuk theksohet as që raporti me të dhënat përfundimtare “të dyshimta” nuk është miratuar në një seancë zyrtare publike, ashtu siç i është premtuar opinionit, dhe assesi nuk është sjellë konkluzioni që ato nuk u dashka të verifikohen.

Në këtë tekst janë shkelur një sërë rregullash të Kodit Etik të Gazetarëve të Maqedonisë, ose, më mirë të themi, nuk është respektuar asnjë nga ato.

Teksti origjinal është i portalit Netpress.mk, por është marrë vetëm pjesërisht, gjë që e bën edhe më konfuze. Është shumë e qartë dhe me plot bindje mund të themi se ky është një tekst manipulues, i mbushur me shpifje dhe situata të sajuara.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button