Itali, sekuestrohen 500 milionë euro pasuri e mafias

Pasuri me vlerë 500 milionë euro, të kontrolluara nga një familje mafioze e Ndranghetas, janë sekuestruar këtë të hënë nga Guardia di Finanza në Itali, transmeton Top Channel.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, sekuestrimi është bërë në Katanzaro dhe mes pasurive të sekuestruara është një qendër e madhe tregtare, pasuri të shumta të luajtshme e të paluajtshme, si dhe kompani e llogari bankare.

Sekuestrimi është bërë me urdhër të Drejtorisë Rajonale të Antimafias, pas një hetimi të gjatë mbi qarkullimin e parave të pista, të koduar me emrin “Neptuni”.

Ndërtimi i qendrës tregtare në zonën mes Katanzaros dhe lokalitetit Lamezia Terme ishte bërë objekt i një lufte të ashpër mes familjeve Iannazzo dhe Torcasio, për kontrollin e zonës dhe ushtrimin e gjobëvënieve ndaj tregtarëve ambulantë, që në kuadër të projektit parashikohej të lëviznin.

Vrasja e një biznesmeni lidhur me këtë çështje shërbeu si “shkëndijë” për nisjen e hetimeve nga prokuroria e që u kurorëzua këtë të hënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button