Nesër gjykimi për “Kumanovën”, seanca me dyer të mbyllura

Katër pjesëtarë të njësisë speciale të policisë do të dëshmojnë nesër, nën cilësinë e dëshmitarëve të mbrojtur në seancën e radhës të rastit të Kumanovës. Por, seanca do të jetë me dyer të mbyllura, pasi dëshmitë do të jepen nën emra të koduar, transmeton Alsat-M.

Edhe këta dëshmitarë janë thirrur për llogari të palës së akuzës, dhe sipas të dhënave, bëhet fjalë për 20 syresh.

“Nesër është caktuar që të dëshmojnë dëshmitarët e koduar. Këta persona janë pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Njësisë Speciale, si dhe dëshmitë e këtyre do të jenë të koduara. Gjatë ditës së nesërme janë paraparë vetëm katër prej tyre ndërsa gjithsej janë paraparë rreth 20 prej tyre që duhet të dëshmojnë si të koduar të cilët krejt janë nga Ministria e Brendshme”, tha Naser Raufi, avokat.

Për Raufin, edhe pse Avokati i Popullit ka instrumente për çështjen e dhunës dhe përgjegjësisë, deri tani, nuk është treguar ndonjë rezultat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button