Erdogan: Shteti ynë me të gjitha mundësitë lufton kundër organizatave terroriste

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë në Planin e veprimit 5 mijë pyje në 5 mijë fshatra dhe ceremoninë e kremtimit të Ditës botërore të Pyjeve, Ujërave dhe Meteorologjisë, në qendrën e Kongresit Haliç, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan në fjalimin e tij tha se Turqia do të vazhdojë pandërprerë luftën e saj kundër terrorizmit.

“E dimë shumë mirë se organizatat terroriste i kryejnë këto akte që të burgosin vendin tonë në axhendën e tyre të përgjakshme, me qëllim që të mbjellin frikë tek populli ynë. Për këtë shkak nga njëra anë e përjetojmë dhimbjen tonë dhe do ta vazhdojmë pandërprerë luftën tonë kundër terrorizmit, ndërsa nga ana tjetër nuk do të shkëputemi nga qëllimet tona, nuk do të mbetemi prapa nga realizimi i projekteve tona”, deklaroi presidenti turk.

– “Shteti ynë me të gjitha mundësitë e saj lufton kundër organizatave terroriste”

Erdogan theksoi se “shteti ynë, me ushtarin, policin, me inteligjencën, me të gjitha mundësitë lufton kundër organizatave terroriste dhe forcave që qëndrojnë pas tyre”.

“Besoj se duke zhvilluar metoda të reja kundër metodave të reja të terrorit, në kohë të shkurtër do të arrijmë rezultate. Me kusht që populli ynë, ju ta mbani fortë bashkimin, solidaritetin tuaj, dhe mos të bëni lëshime. Kundërhelmi i terrorit është ky”, tha Erdogan.

Ai në vijim tha: “Ne demokracinë, të drejtat e njeriut, liritë, nuk i mbrojmë, zbatojmë, mbajmë gjallë për shkak se Perëndimi na e imponon këtë, por për shkak se populli ynë e meriton këtë”.

– “Do të vazhdojë qëndrimi ynë i fortë në lidhje me demokracinë, të drejtat e njeriut, liritë”

“Sigurisht se do të vazhdojmë qëndrimin tonë të fortë në lidhje me demokracinë, të drejtat e njeriut, liritë pavarësisht të terrorit, provokimeve të organizateve terroriste”, tha ai.

“Të gjithë duhet të jenë të sigurt nga kjo se ne luftojmë kundër terrorit e jo me demokracinë, me terroristët e jo me lirinë, me aktet terroriste e jo me të drejtat e njeriut. Në këmbim të kësaj, e dijmë shumë mirë se si Perëndimi ngeli në klasë në lidhje me këtë, në krye me qëndrimin joparimor në lidhje me refugjatët dhe organizatat terroriste”, u shpreh Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button