Ditman: Të formohet Asociacioni

Ambasadori gjerman në Serbi Axel Ditman ka thënë  se anëtarësimi i Serbisë në NATO nuk është një parakusht për anëtarësim e saj në BE, si dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Diplomati gjerman në një intervistë për Veçernje Novosti  duke folur për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ka theksuar se aktivitetet po vazhdojnë në nivel teknik, por sipas tij nevojitet zbatimi i një seri të marrëveshjeve të arritura, përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përcjellë Klan Kosova.

“Ne duhet të përcaktojmë temat që do të trajtohen në dialog, për të arritur qëllimin kryesor, që është normalizimi i plotë i marrëdhënieve”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button