Shënohet dita botërore e personave me sindromin Down

Inkluzivitet më të madh dhe përmirësim të kapaciteteve arsimore për fëmijët me sindromin Daun dhe sëmundje të rralla kërkuan prindërit e tyre, të cilët sot në konferencën për shtyp e paralajmëruan fushatën “Zgjimi”.

Sipas Ançe Tufekçieva, nëna e fëmijës me sindromin Daun dhe themeluese e shoqatës “Vera” nga Strumica, nënat kanë dëshirë t’u tregojnë fëmijëve të tyre në opinion dhe të mburren me ata, por, siç tha, kjo nuk ndodh edhe tek prindërit që kanë fëmijë me pengesa në zhvillim. Ajo kërkoi që të gjitha komunat ta ndjekin shembullin e komunës së Strumicës ku në shkolla dhe kopshte kanë defektolog dhe psikolog të cilët punojnë dhe u ndihmojnë fëmijëve me nevoja të posaçme, me qëllim që, siç tha t’u lehtësohet edhe prondeërve të cilët duhet të jenë të shtëpi që t’i ruajnë fëmijët.

Shoqata “Vera” dhe “Daun” ­ Qendra në kuadër të fillimitme fushatën “Zgjimi” nënshkruan memorandum për bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button