Riformatimi i Qeverisë, këtë javë
Kryeministri, Isa Mustafa, në koordinim me partnerin e koalicionit, PDK, këtë javë pritet t’i bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar, të cilat janë të nevojshme pas zgjedhjes së Thaçit President.
Kryeministri, Isa Mustafa, në koordinim me partneren e koalicionit, PDK-në, këtë javë pritet t’i bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar, të cilat janë të nevojshme pas zgjedhjes së Thaçit president.
Një burim i mirinformuar brenda PDK-së ka thënë për “Epokën e re” se deri në fund të kësaj jave disa zyrtarë të PDK-së do të emërohen në poste ministrore.
Por, analistët politikë kanë shprehur skepticizëm nëse riformatimi do të mund të ndryshoj diçka në këtë Qeveri.