Ymeri: Kërcënimi prej kryeministrit është shumë serioz

Ka reaguar kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, pas lajmit se kryeministri Isa Mustafa, ka fyer e kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi.

“Sot mora vesh se Isa Mustafa e paska kërcënuar një gazetar. Policia e Isës shumë shpesh ka arrestuar qytetarë edhe për thjesht ndonjë shpërthim të momentit në facebook, që pushteti e ka interpretuar si kërcënim. Por, a do të guxojë policia e Isës ta arrestojë vetë Isën, i cili e paska telefonuar personalisht Vehbi Kajtazin për ta kërcënuar? Kërcënimi prej kryeministrit është shumë serioz, në një vend jodemokratik si Kosova e Isës”, ka thënë Ymeri, transmeton Koha.net

“Shpreh keqardhje, dhe mbështetje në emër të Lëvizjes për gazetarin e kërcënuar, cilatdo që janë qëndrimet e tij ndaj nesh. Duhet të punojmë së bashku për një Kosovë ku secili mund të kritikojë secilin, madje edhe me kritika të ashpra, por askush s’ka të drejtë të kërcënojë askënd. Por ky transformim duhet të fillojë prej pushtetit. Duhet larguar nga pushteti Isa, e ata që kanë mentalitetin e Isës, që Kosova t’i shpëtojë kërcënimeve”, ka shtuar ai, në profilin e tij në Facebook.

Po në Facebook ka reaguar edhe zëdhënësi i partisë së Ymerit, Frashër Krasniqi.
“Kryeministri i shtetit e quan gazetarin ‘qen bir qeni’ dhe e kërcënon që do të paguajë shtrenjtë për raportimet e tij. Shteti totalitar brina nuk ka. Nuk është larg mendësh që nesër-pasnesër, Isa Mustafa, sipas shembullit të homologut të tij turk, me i bastisë me polici ato pak media të pavarura që kanë mbet. Në fund të fundit, edhe Erdogani kështu ka fillu, me deklarata kërcënuese”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button