Pas një zenke familjare, një person është goditur me sëpatë

Një person nga Struga është lënduar pasi dje, gjatë një zënke familjare, ka marrë disa goditje me sëpatë.

Siç kumtoi MPB, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15 kur M.M. (42) është sulmuar nga E.M. (71). I sulmuari ka marrë prerje në pjesën e përparme të kokës, dorës dhe këmbës.

Rastin e ka paraqitur Ndihma e shpejtë e cila e ka transferuar M.M deri te qendra mjekësore në Ohër.

Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button