BDI prezanton propozim Platformën politike

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka prezantuar propozim programin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 05 qershor të këtij viti.

Shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri theksoi se në këtë propozim fillestar të Programit zgjedhor janë përfshira të gjitha projektet që do të realizohen në mandatin 2016-2020. Ai më tej shtoi se programi do të plotësohet ditëve në vijim me propozimet dhe idetë e grupeve të ndryshme të interesit dhe njëkohësisht ai bëri apel të gjithë qytetarëve që në mënyrë direkte të kontribuojnë me idetë dhe propozimet e tyre.

“Sot jemi mbledhur këtu që të njoftojmë opinionin e gjerë se BDI ka përgatitur Draft-programin zgjedhor 2016-2020. Në këtë propozim fillestar janë të përfshira projektet, pikëpamjet dhe oferta jonë me të cilën do të dalim para elektoratit dhe para qytetarëve të Maqedonisë në zgjedhjet e 5 qershorit.  Për të vazhduar me transparencën, si një nga vlerat kryesore që kemi si parti politike tash e 14 vite në skenën politike, ne para se ta finalizojmë Programin tonë zgjedhor do të realizojmë takime me grupe të ndryshme të interesit  me qëllim që të përfshijmë të gjitha idetë, vërejtjet dhe propozimet që do të na japin ekspertët nga fushat e ndryshme. Gjithashtu, i mirëpresim edhe propozimet e qytetarëve të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt mund të kontribuojnë në pasurimin e këtij programi me idetë dhe sugjerimet e tyre për projekte në fushat të ndryshme. Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI-së, njerëzit që shihni këtu, me përkushtimin më të madh ka punuar për muaj me radhë për të krijuar një platformë vizionare, reale, të kapshme për secilin, një platformë operative që do të mundëson zhvillim ekonomik, mirëqenie më të madhe dhe integrim më të shpejtë të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Objektiv i BDI-së është pasja e një programi pragmatik, të përpiluar bashkërisht me qytetarët dhe ekspertët,  me qëllim që ky program, kur të marrë formën përfundimtare, të bëhet pjesë e programit të qeverisë së ardhshme, si KONTRATE mes BDI-së dhe qytetarëve”, tha Neziri.

Ndërkaq, Fatmir Besimi nga Departamenti për Program Zgjedhor theksoi se përgatitja e propozim Programit zgjedhor 2016-20120 ka filluar prej muajit tetor të vitit të kaluar dhe i njëjti përmban tre shtyllat kryesore, Shteti – Demokraci konsensuale, qeverisje e mirë dhe perspektiva euro-atlantike, Ekonomia – Zhvillim ekonomik dhe mundësi të barabarta, Shoqëria – Resurse njerëzore dhe kohezion social. Besimi bëri prezantimin e sektorëve ku theksoi se në shtyllën e parë që është Shteti dhe Demokracia konsensuale bëjnë pjesë sektorët: Sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike, Politikë e jashtme dhe integrime euro-atlantike; Drejtësi dhe sundim i ligjit; Rendi, mbrojtja dhe siguria; Administratë shtetërore dhe publike. Në shtyllën e Ekonomisë funksionojnë sektorët: Ekonomi dhe financa; Decentralizim dhe zhvillim rajonal; Investime të huaja dhe vendore; Teknologji informatike dhe telekomunikimi; Transport dhe urbanizëm; Energjetikë; Mjedisi jetësor; Bujqësi; Turizëm, dhe në shtyllën e Shoqërisë bëjnë pjesë sektorët: Arsim; Shëndetësi; Politikë sociale; Kulturë; Diaspora; Rini dhe sport; Familja, të drejtat e fëmijëve dhe barazia gjinore; Media dhe shoqëria civile.

Fatmir Besimi gjithashtu potencoi rëndësinë e konsultimit të qytetarëve në përpilimin e Platformës 2016-2020 ku theksoi se përfaqësuesit e Sektorëve së bashku me anëtarët e tyre do të vazhdojmë të realizojmë takime me grupe të ndryshme të interesit, asociacione, sindikata, oda ekonomike, OJQ, ekspertë dhe profesionistë, organizata ndërkombëtare, organizata civile etj, nga të cilat takime merren parasysh idetë dhe sugjerimet, dhe të njëjtat pastaj s; bashku me analizat e ekspertëve dhe profesionistëve do të jenë pjesë e Platformës 2020.

Gjithashtu ai potencoi që Platforma do të jetë e hapur për çdo propozim, ide, sugjerim që do të vijë nga qytetarët, dhe të njëjtit do të kenë mundësinë që përmes web faqes www.bdi.mk të zgjedhin sektorin/fushën e cila i tangon dhe të japin komentet, sugjerimet dhe idetë e tyre të cilat do të përfshihen në Platformë. Të njëjtat mund t’i dërgojnë gjithashtu edhe në zyrat e selisë dhe në e-mail adresën [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button