OSBE: Lista zgjedhore parakusht për zgjedhje kredibile

Misioni i OSBE-së nëpërmes misionit të saj në Shkup ka përshëndëtur raportin e KSHZ-zë për ta pastruar listën zgjedhore dhe porositi se pastrimi është parakusht për zgjedhje kredibile, transmeton Portalb.

“Janë bërë disa hapa positive, si ndryshimet në Ligjin për zgjedhje dhe përbërjen e re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, por edhe një numër i madh i çështjeve duhet të rregullohen deri në zgjedhje. Më e rëndësishmja është pastrimi i listës zgjedhore. Listë kredibile në të cilën do të besonin të gjithë qytetarët është kusht për zgjedhje fer dhe demokratike”, shprehen nga misioni i OSBE-së në Shkup, për portalin “Sakamdakazham.mk”.

Nga aty përshëndesin punën e KSHZ dhe i sigurojnë mbështetje për punën e mëtutjeshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button