LR-PDSH: BDI sot prezaton programin antishqiptarë dhe të gënjeshtrave

LR-PDSH ka reaguar sot lidhur me paralajmërimin e BDI se do të publikojë programin zgjedhor për zgjedhjet 2016.

“Cirku i tubimeve që organizon Bashkimi Demokratik për Integrim për të promovuar projektet e (mos)realizuara, me sa duket po i afrohet “kulminacionit”. Sot do të ndodh promovimi i shumëpritur i gënjeshtrave pa fund. Sipas paralajmërimeve të Shtabit qëndror të BDI-së, qeverisjen VMRO-BDI (2014-2016) do ta shpallin të suksesshme, me të arritura “spektakulare”, ku nga 1081 projektet e premtuara në vitin 2014, gjoja kanë realizuar 80% të Programit!!! Që i bie të kenë realizuar nga 2 projekte në ditë, duke shëndrruar në ditë pune edhe pushimet vjetore, festat dhe uikendet!!!”, theksoi kjo parti.

Sipas LR-PDSH, opinioni publik në Maqedoni ka të drejtë të dijë të vërtetën, sepse mandati i kaluar i BDI-së, shënoi dështim për Guiness, përshkak se efekti i realizimit ishte vetëm 2.2% apo 24 projekte.

“Ndër ta, si projekt i realizuar llogaritet edhe çesma e ujit për pije në Zhelinë! Në fakt, të gjithë Komunat shqiptare pa përjashtim, ngelën duarbosh. Sërish shqiptarët do të vuajnë për ujë, për stacione të filtrimit të ujit, për ajër të pastër. Infrastruktura rrugore ngeli e papërmirësuar, rrugë me gropa dhe gropa-kraterë gjithandej. Reformat në Arsim shkaktuan kaos, sidomos testimi ekstern ishte histori dështimi shumëdimensionale. Reformat në Shëndetësi lanë pacientët pa shërbyer, pa nxemje, pa shtretër, pa barna, pa trajtim mjekësor. Në Kulturë ngelëm më të diskriminuarit. Subvencionet në Bujqësi?! Çka janë ato!”, thekson LR-PDSH.

Sipas reagimit të mëtejshëm, janë me qindra shtëpi që u dogjën në Kumanovë, janë 864 familje shqiptare që vuajtën, janë me mijëra të rinjë që lëshuan vendlindjen për të mos u kthyer më.

“Ky është mandati i fundit i BDI-së, pas zgjedhjeve të 2016-ës, do të pushojnë së realizuari projektet antishqiptare!”, thekson LR-PDSH.

BDI sot, në Shkup, publikon Platformën politike për zgjedhjet e parakohshme që janë paralajmëruar për në qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button